Pashkët të veçanta në Lezhë
festojnë të krishterë e mysliman

Pashkët të veçanta në Lezhë<br />festojnë të krishterë e mysliman
LEZHE-Festa e Pashkëve në Lezhë u festua në një mënyrë krejt të veçantë duke mbledhur së bashku të krishterë e mysliman.
 
Një shportë gjigante me vezë u vendos këtë mëngjes në sheshin "Papa Gjon Pali i Dytë" në mënyrë që Lezhjanet të festojnë së bashku ringjalljen e Krishtit. Çdo kalimtari dhe drejtuesi mjeti iu ofruan ushqime falas që sinifikojnë këtë ngjarje të madhe për krishterimin.
 
Altin Prenga solli 1984 vezë, aq sa janë edhe vitet nga ringjallja e Krishtit, për të kremtuar festën dhe për të treguar mikpritjen lezhjane.
 
“Këtu pas meje kemi konceptuar një shportë të madhe që ka 1984 vezë që koincidojnë me vitet e ringjalljes së Jezu Krishtit por madhësinë e shportës e kemi bërë edhe për të treguar zemërmadhësinë dhe bujarinë që ka toka e jonë Lezha në mikpritje”, tha Altin Prenga.
 
Pjesë e festes u bë edhe Lirim Torba. Ndonëse i përket besimit mysliman, ai thotë se festat janë të përbashkëta dhe kjo është e dukshme në Lezhë.
 
“Ne gjithë festat i kemi bashkë, i festojmë si Pashkët si Bajramin si Krishtlindjet, i uroj gëzuar të gjithëve për të gjithë shqiptarët jo vetëm për besimin katolik”, u shpreh Torba.
 
Më shumë se 3 mijë veze u dhuruan për të pranishmit, ndërsa atmosferës iu bashkua edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve me performanca të ndryshme artistike.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Britania: Bashkë me Berishën 'non-grata', edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas! PD me Saliun në krye s'ka gjasa të fitojë zgjedhjet 2025

Britania: Bashkë me Berishën 'non-grata', edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas! PD me Saliun në krye s'ka gjasa të fitojë zgjedhjet 2025