Pashkë në shtëpi, por me këngë e art! Artstët thyejnë monotoninë e karantinës me muzikë

Pashkë në shtëpi, por me këngë e art! Artstët thyejnë monotoninë e karantinës me muzikë

Këto Pashkë sigurisht që kanë qenë ndryshe nga të tjerat. Kisha të boshatisura dhe mesha që ndiqen nga shtëpitë. Megjithatë artistët kanë vijuar misionin e tyre për të dhuruar muzikë të bukur, jo vetëm nga shtëpitë e tyre por duke shkuar edhe pranë shtëpive të njerëzve, për ti bërë më të bukura festat që na duhet t'i festojmë të izoluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
'Nëna foto nuk ka', pengu i poet-kineastit për njeriun më të dashur në botë (VIDEO)

"Nëna foto nuk ka" është poezia e poetit Petrit Ruka, që kësaj vjen nën interpretimin e magjishëm të aktores Zamira Kita. Në vargjet plot emocion kineasti rrëfen pengun e pashlyer gjatë një jete të tërë, një fotografi të dytë të nënës sa tij, përveccse asaj të pasaportës. E megjithatë, pengu bëhet edhe më i madh për kineastin, kur më të ëmblën dhe më të dashurën në botë nuk e fotografoi dot as me një aparat 2000 euro.

Ora 14:55
'Këndo në shtëpi për çdo shtëpi', artistët krutanë sjellin 'Mëngjeset e Majit' (VIDEO)

Edhe artistët krutanë, qytet në të cilin koronavirus si tinëzar po prek të tjerë persona, kanë vazhduar nismën për të dhuruar muzikë dhe art nga shtëpitë e tyre, drejt shtëpive të shqiptarëve.
'Mëngjeset e majit' sillet me mjeshtëri nga këto artistë, me ide të kitaristit Elis Hysa.

”Mëngjeset e Majit” vjen nga disa artistë qe u rritën me aktivitete në qytetin e Krujës dhe vazhdojnë të na nderojnë nelë shkollat artistike, si edhe nxënësit e qendrës kulturore të femijëve (kursi Kanto) me drejtuese Zj.Sabrina Luzati Zeka
Kënga është realizuar live në kushte shtëpie.Fizarmonike - Bledi Baruni, Kitarë - Elis Hysa, Klarinetë - Klevi Baruni, Violinë- Bejbi Shijaku, Viole - Ledia Leka, Këngëtare 1- Sabrina Zeka, 2- Greis Zeka , 3- Mario Zaja, 4- Fjorida Keqi, 5- Deizi Rama, 6- Aleksandra Muceku, 7- Esterina Liksenaj, 8- Erzenida Bakiu 9- Estea Teta , 10- Elisiana Miri ,11- Aisirea Kaziu." shkruan ky i fundit krahas videos.

Ora 14:45
Pashkë me muzikë popullore për të sjellë pozitivitet, Denisa Gjezo këndon 'Fustanin që të solla mbrëmë' (VIDEO)

Duhet ta pranojmë! Karantina ka sjellë edhe anë pozitive përsa i përket argëtimit që artistët kanë rezervuar për ndjekësit e tyre.
Na u rikthyen këngë të bukura e të vjetra, që pluhuri i harresës dhe vrulli i së përditshmes i kishte harruar dhe nga ato popullore, të cilat për ti shijuar, na duhej të mblidheshim mes miqve. Denisa Gjezo na ka risjellë në kujtesë nga karantina, së bashku me band-in e Mario Dedës 'Fustanin që të solla mbrëmë', një këngë popullore kaq e dashur për të gjithë.

Ora 14:43
Eranda Libohova këndon një nga këngët më të bukura të repertorit 'Buzët më ishin tharë' (VIDEO)

Të gjithë e njohim dhe e kemi kënduar apo duartrokitur një nga këngët më të bukura të repertorit të këngëtares Eranda Libohova 'Buzët më ishin tharë'. Jo shumë aktive në karantinë, por cilësisht pranë njerëzve, këngëtarja ka sjellë së bashku me band-in e Mario Dedës këngën e saj.

Ora 14:42
Mariglen Hazizaj këngë nga karantina 'esmerkës': Edhe pak durim se do ia dalim (VIDEO)

Kënga është kurdoherë e mirëpritur në shtëpitë tona, pasi ka treguar se është shoqëruesja më e mirë e karantinës, në këto ditë të zymta. Këngëtarët kanë ngritur peshë zemrat me këngë nga më të ndryshmet, të cilat herë na kanë bërë të vallëzojmë e herë na kanë futur në mendime.
Mariglen Hazizaj ka sjellë këngën popullore 'Esmerka' e të cila të rrëmben me ritmin e saj e të fton të harrosh përkohësisht rrezikun e madh global. "Edhe pak durim se do ia dalim" shkruan krahas fotos këngëtari.

Ora 14:40
Jemi rritur me këto vargje! Marjeta Billo interpreton këngën e njohur italiane nga karantina: Uroj të sjellim sadopak dritë në shtëpitë tuaja (VIDEO)

Luce (Tramonti a nord est) e këngëtares së njohur italiane Elisa, është sjellë live nga karantina e Marjeta Billos, këngëtares me zërin e jashtëzakonshëm dhe Mario Dedës e grupit të tij të instrumentistëve.
"Duke ju uruar Pashkët dhe duke shpresuar që të sjellim sadopak dritë në shtëpitë tuaja, ashtu si titulli i kësaj kënge, ne artistët këndojmë nga shtëpia", shkruan Billo krahas videos.

Ora 14:38
Bujar Qamili dhuron spektakël nga shtëpia, këndon këngë popullore me Mateus Frrokun (VIDEO)

Artisti Bujar Qamili për qytetin e tij Shkodrën, ka dhuruar muzikë të bukur gjatë gjithë ditëve të karantinës. Madje ai ka dalë edhe në qytet dhe ka dhuruar koncert për spektatorët nga ballkoni. Në bashkëpunim me Mateus Frrokun dhe band-in e Mario Dedës, artisti shkodran ka sjellë këngën aq të dashur të viteve të fundit që këndohet e kërcehet në gëzime mes miqsh, "Rrak Tak".
 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren