Vetëm pak kohë pasi u njoftua shkarkimi i trajnerit, Ramazan Ndreu, numri 1 i klubit të Kukësit, Safet Gjici, nuk vonoi të gjente zëvendësin e tij.
Bëhet fjalë për trajnerin Ernest Gjoka, i cili dy sezone më parë shpalli Kukësin kampion. Lajmin e ka dhënë vetë klubi, me anë të një statusi në "Facebook" ku shkruhet:
" Njoftim i Klubit! Ernest Gjoka rikthehet në pankinën e Kukesit në vend te Ramazan Ndreut , i larguar sot pas humbjes me Kastriotin.Gjoka ka dalë Kamipon me Kukësin për herë të parë dhe njeh mirë ekipin dhe klubin e Kukësit.Objektiva te Klubit dhe të trajnerit të ri mbeten loja e fortë dhe mos heqja dorë nga titulli Kampion derisa e lejon matematika dhe fitimi Kupës së Shqipërisë."
Kujtojmë se Gjoka prej disa kohësh nuk ka arritur të ketë sukses ashtu si tek skuadra e Kukësit. Madje ai është konlfiktuar disa herë me stafet e tifozët e skuadrave ku ka shërbyer. Në 2018 tek klubi i Vllaznisë Gjoka pati edhe një kërcënim me jetë ku disa persona hynë në fushë dhe tentuan ta qëllojnë me mjete prerëse. Më pas Gjoka dha dorëheqjen nga klubi shkodran të cilët ranë edhe nga kategoria.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe tek klubi i Kamzës kur drejtohej nga Gjoka. Ai dha dorëheqjen në shkrut të këtij viti.
Ndërsa tani Gjokën e pret një tjetër aventurë e re me klubin që i dha gjithçka.
Komento