Pasi shfaqi premierën e filmit ‘Sofia’ në Londër, Arbana Osmani ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit e saj: Mendjemadhe

Pasi shfaqi premierën e filmit ‘Sofia’ në Londër, Arbana Osmani ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit e saj: Mendjemadhe

Arbana Osmani

Ndonëse me një afeksion të madh për publikun, rishtazi Arbana Osmani është kryqëzuar nga ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale.

Arbana Osmani i ka lidhur emocionet që dhuroi ndeshja me një pjesë të filmit të saj “Sofia” të cilën ajo dhe partneri i saj Eduart Grishaj, i cili është dhe regjisori i filmit po e japin në disa kinema të botës.

Arbana është përballur me disa ndjekës të cilët kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj moderatores duke e quajtur ‘mendjemadhe’.

Ata shprehen se kanë dashur të bëjnë një foto me moderatoren por ajo iu është larguar dhe është treguar shumë e ftohtë me ta. Komentet i kanë rënë në sy Arbanës, e cila e ka mohuar menjëherë dhe u shpreh se ajo ka qëndruar aty deri në fund.

 “Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”-komentoi një ndjekëse.

“Në asnjë mënyrë, kemi qenë aty deri në fund, derisa nuk kishte njeri fare fare”- iu përgjigj Arbana.

“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dyja herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe. Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpresoj të kenë qenë thjesht çaste të gabuara në ditë të gabuara”,- shtoi një tjetër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë duke e ndryshuar në “pozitive”

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë duke e ndryshuar në “pozitive”