Pasi shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së, Edvin Kulluri: 11 dhjetori është dita e reformimit! Nuk arrihet vetëm me ndryshimin në statut, por me zbatimin e tij

Pasi shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së, Edvin Kulluri: 11 dhjetori është dita e reformimit! Nuk arrihet vetëm me ndryshimin në statut, por me zbatimin e tij

Edvin Kulluri

Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, sërish demokratët kanë filluar të deklarojnë kandidaturat e tyre për kryetarë të të djathtëve

Pas Sali Berishës, Edvin Kulluri i cili ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së thotë se kjo parti duhet të nisë një reformim të thellë. Sipas Kullurit nëse një parti funksionon në e mbështetur në rregulla të qarta, individët nuk mund të dominojnë dhe të deformojnë vullnetin e votuesve të saj.

Kulluri shton se zgjidhja është kontrolli reciprok i pushteteve, mbështetur në demokraci kushtetuese dhe për PD kushtetuta është statuti. Më tej Kulluri shton se reformimi nuk arrihet vetëm në letër, pra në statut, por garantohet nga sjellja e atyre që duhet ta zbatojnë.

‘Partia Demokratike duhet te nise nje rruge te re qe nis vecse me reformim te thelle! Per shkak te historise se saj 30 vjecare ku mbi principet ka prevaluar vullneti i udheheqjes mbi normat, kemi arritur ne nje pike ku “kupa e mbushur po derdhet”! PD nuk mund te endet me ne dallget qe shkakton ai qe e drejton por menyra si drejtohet!

Nese funksionon si parti e mbeshtetur ne rregulla te qarta, individet nuk mund te dominojne dhe deformojne vullnetin e votuesve te saj. Kjo ishte kriza qe pati evropa e monarkive te mesjetes, qe solli revolucionet liberale! Keto revolucione bene vetem 1 gje! Kufizuan pushtetin e mbretit absolut e i futen keto vende ne rrugen e demokracise qe adhurojme. Keshtu u zgjidh edhe problemi i trashegimise se froneve qe jo pak here prodhonin deshtime! Ne tre raste qe kryetare te PD kane qene njerez te mbeshtetur nga Berisha, deshtimi ka qene dramatik!

Ndaj zgjidhja eshte kontroll reciprok pushtetesh mbeshtetur vecse ne demokraci kushtetuese!

Per PD, kushtetuta eshte statuti! Ate e zbatojne njerezit! Kaq!

Reformimi nuk arrihet vetem ne leter, pra ne statut, por garantohet nga sjellja e atyre qe duhet ta zbatojne!

Dhe kjo nuk eshte pergjegjesi vecse e leaderit dhe drejtuesve qe e rrethojne por e anetaresise se PD!

E kam thene per 4 vite rresht qe vetem nje zgjidhje e nxjerr PD nga kriza e rende ku ka rene! Reformin dhe vetem reformim!

11 dhjetori eshte dita e reformimit ose e shperberjes!

Partine Socialiste e mban ne kembe solidariteti qe i ka rrenjet tek e majta socialiste dhe komuniste, Partine Demokratike vetem bashkejetesa vullnetare mes njerezve e grupeve ideologjike te lira!

Kundershtari i vetem i PD nuk eshte PS por mbi te gjitha vete PD e deformuar nga arroganca, mos perbajtja, abuzimi me autoritetin dhe hipokrizia!

Te gjitha zgjedhjet e humbura dhe te fituara ne 30 vite kane qene pasoje e sjelljes se PD dhe jo e kundershtarit qe votohet rregullisht nga pak a shume 700 mije votues! PD dhe aleatet e saj kane marre nga 450 mije deri ne 800 mije vota! Kjo tregon gjithcka!

11 dhjetori ka nevoje per debat e fjale te degjuara dhe jo vetem emocione kunder nje deshtaku si Lulzim Basha!

Ky kuvend duhet ti hape rrugen te ardhmes dhe jo vetem ti mbylle ate 8 viteve te shkuara! Kjo e shkuar dramatike duhet te na sherbeje per te ndertuar PD e neserme dhe jo te mbajme koken pas nga suskseset e te shkuares! Cdo kohe ka sfidat e veta, ndaj me te rejat duhet te perballemi me mjete te reja!’- thotë Kulluri.

Pas Sali Berishës, është Edvin Kulluri deklaroi se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD. Berisha pranoi se do të jetë një prej kandidatëve për kreun e PD-së, e duket se mendimit të tij për të ripasur garë në PD, po i bashkohen edhe të tjerë demokratë. Edhe pse sipas institucioneve të Partisë Demokratike zyrtarisht mbledhja e Kuvendit Kombëtar nga ana e Sali Berishës është ilegale sipas statutit të partisë, pasi nuk janë mbledhur firmat, ish-kryetari dje publikoi në mediat sociale rendin e ditës për Kuvendin Kombëtar me datën 11 dhjetor. Pika kryesore e rendit të ditës, sipas asaj që ka publikuar Berisha është ndryshimi statutit të partisë, por nuk është bërë me dija se cilat do të jenë konkretisht pikat që duhet të ndryshohen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 13/11/2021 14:11

    Po o debila po. Jujeni ber si ai qe priste ti binin bolet dashit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla