Paska diçka tjetër më keq se video e Gjicit: Qënka Berisha!

Paska diçka tjetër më keq se video e Gjicit: Qënka Berisha!

Sali Berisha

Pamjet e një përfituesi, ngacmuesi në zyrat e shtetit ndaj një gruaje, nëne, që me qëllim apo pa qëllim, me mision apo pa mision, u shpërndanë tronditëse në opinionin publik, nuk mjaftuan që politikisht të kalonin në avantazh anën tjetër të politikës në pushtet. Atë të Sali Berishës.

Me sa duket në Shqipëri, është tashmë shumë e qartë, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, se ka diçka më të zymtë, më të jashtëligjshme, më pa etike sa gjithçka e imagjinueshme dhe e paimagjinueshme që mund të ndodhë në Shqipëri. Ai është Sali Berisha dhe rrethi i ngushtë i besnikëve që i ka mbetur. Besnikë të lidhur ngushtësisht me interesat familjare dhe pasurore të tij, ose shqiptarë, që besojnë verbërisht ende në fjalët e shqiptarit më të diskretituar botërisht.

Në të vërtetë, nuk ka më asgjë të turpshme, të gënjeshtërt, intrigante, të pisët, të mbrapshtë, të jashtëligjshme, që politikani Sali Berisha nuk e ka bërë në Shqipëri. Duke nisur nga fantazitë e tij erotike ndaj kundërshtarëve, nga fantazitë pasurore që prej vetes i projekton lehtësisht tek kushdo që e kundërshton, tek faktet tronditëse në minimin e shtetformimit, drejtësisë, ekonomisë, interesave kombëtare.

Prandaj, shqiptarët anembanë, që nga Tropoja e tij, te Kukësi, te Shkodra demokrate, nuk kanë më nevojë aspak për dikë që t’ua mbushë mendjen. E kanë parë të gjithë Sali Berishën në të gjitha format, në të gjitha ngjyrat, me gjithë dritëhijet. Nuk ka politikan në Shqipëri që të mos e ketë provuar deri në ekstrem zemergjerësinë dhe faljen e shqiptarëve, sa ai.

Dhe nuk ka asnjë shqiptar tjetër që këtë zemergjerësi, në vend që ta vendoste në piedestal, në vend që ta ruante në kasafortën e artë të pleqërisë, ta ketë shkelur, copëtuar, pështyrë, zhgarravitur, ulëritur, më shumë dhe me keq se ai.

Kukësi, siç nuk mendohej, ja dha postin e kryebashkiakut një pasuesi të Safet Gjicit, duke treguar se mbylli sytë, veshët dhe hundët ndaj një ngjarjeje të papëlqyeshme për qytetin. Por tregoi gjithashtu se do të kishte qene akoma më keq për të, nëse në vend të Gjicit, të merrte çelësat në dorë, një njeri i Saliut.

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 26/09/2023 09:54

    Nuk e luan topi.S'ka me njeri ne kete vend qe nuk e ka njohur me rrenje e me dhemballe personin me te urryer nderkombetarisht ne kete vend,personin qe ka thyer cdo rekord negativ te mendueshem,qe nga vrasjet e shumta e te perseritura,qe nga mohimi i baxhanakut ne Gerdec ,qe nga futja e sistemit te vjedhjes se votes,dhunimit e gjakosjes se opozites dikur, bllokimit e sulmit ndaj prokurorise se pergjitheshme e ne pergjithesi ndaj sistemit te drejtesise (kujtoni Zef Brozin,Ina Ramen etj etj),grabitjes se gjithckaje nga Ai dhe familja e tij,mashtrimet e kercenimet e kthyera ne sistem ndaj kujtdo qe i del kunder e deri te korrupsioni madhor galopant e minimi i demokracise.S'ka mbetur njeri i gjalle qe te mos e kete provuar ne nje menyre apo ne nje tjeter ne kurrizin e tij ne vete te pare ndikimin negativ te tij si kur ka qene ne pushtet ashtu dhe sot ne opozite.Edhe ata kamikaze e sahanlepires qe i vene pas per perfitime personale e kane provuar kete gje,por duke qene te paskrupullt i vene akoma pas si puna e "enveristit" te dikurshem me presh ne....,apo te tjere si Evi Kokalari,e cila pasi e provoi gjellen e banditit vicidolas i tha me ne fund "ik pi. dhu!" Cudia me e madhe eshte qe ndaj tij mbyllin syte vetem disa kanale televizive qe e quajne cuditerisht "kriek.ri i PD-se dhe me nder Bardhin si krie.ar te PD-se,pavaresisht se s'kane as vule e as dokumenta dhe jane te larguar tashme nga PD-ja zyrtare.Dhe cudia me spektakolare eshte qendrimi i SPAKUT ne teresi dhe i disa prokuroreve te tij ne vecanti qe ,per aresyet e tyre nuk guxojne edhe sot ti permendin emrin e ta therrasin te jape llogari per te pakten disa nga krimet e tij me monstruoze qe kane tronditur jo vetem shqiperine por dhe boten mbare.Tani,kane frike,apo paguhen prej tij e banda rreth tij dhe e informojne per cdo veprim brenda SPAKUT kjpo mbetet per tu pare.Por te investohesh nga USA,te mbeshtetesh fuqimisht nga BE-ja ,qeveria e nga rreth 90% e popullit e te mbeshtetesh tek kjo vemje politike e sterdegjeneruar eshte shume.Dhe sic thote dhe nje fjale ne anglisht "Enough is enough!".Ata qe e kane ne kompetence duhet te hetojne dhe prokuroret e korruptuar te SPAKUT qe bejne lojen e Berishes e te Metes dhe jo vetem ne SPAK por dhe ne GJK e ne gjykatat e tjera apo ne gjykaten e prokurorine e Tiranes.Ne te kundert do mbetemi akoma nen ndikimin negativ vdekjeprures te ciftit famekeq Berisha-Meta e te kesaj bande!Dhe se kush eshte nen ndikimin e urdherat e Berishes kuptohet dhe nga vendimet e qendrimet qe ata mbajne ndaj krimeve te denueshme te ketij vampiri te panopur me gjak apo te spiuniut Like!

    Përgjigju
  • Arben: 25/09/2023 20:47

    Ka dicka me keq se edhe monizmi! Eshte Sali Berisha! Qe ne vitin 1991 kur te gjithe vendet e lindjes u cliruan nga komunizmi, shqiptaret e refuzuan! Fitoi PPSH shume thelle sepse perballe Berishes populli mendoi qe ia vlente te sakrifikohej edhe demokracia! Tani nje hall i madh eshte qe pse edhe pas 32 vitesh jemi ne te njejten pike! Sa jetegjate paska qene ky Berisha!!

    Përgjigju
  • XXX: 25/09/2023 18:25

    Te lumte dora zj.Malltezi.Si gjithmone je ethjeshte dhe e saket.Te marrin shembull gazetaret e tjere.

    Përgjigju
    • Ardi: 25/09/2023 19:32

      Bravo znj.Malltezi.Gazetare e paanshme dhe objektive.Sikur te jen te gjithe gazetaret si ju Shqipria do ishte ndryshe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri

Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri