Pasojat nëse ndodh një izolim i dytë, mjekja psikiatre Kleidi Lame: Dëmet do të jenë të mëdha

Pandemia e Covid-19  ka rrezikuara mjaft jetë njerëzish, dhe jo vetëm ata që janë prekur nga virusi por edhe të tjerët të cilët i duhet dita ditës të punojnë dhe të jenë  pranë njerëzve për shkak të profesioneve të tyre. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli folëm për profesionet më të rrezikuara gjatë kësaj periudhe.  Disa nga profesionet më të rrezikuara janë ato të mjekëvë të cilët duhet të jenë gjithë kohën në vijën e parë të frontit për t’i shërbyer pacientëve, të prekurve me covid, por edhe sëmundje të tjera duke i rrezikuar kështu që të infektohe nga virusi. Mjekja psikiatre Kleidi Bala Lame ndër të tjera foli edhe për rastin më të keq, se çfarë pritet nëse kemi një izolim të dytë:

‘’ Ankthi, pasiguria që i shoqëron, lajmet e këqija që nuk i kemi kursyer fëmijve, të them të drejtën, në një ambient ku kemi qëne ne, kanë qëndruar dhe fëmijët nuk janë kursyer lajmet negative për covidin, ndonjëherë edhe në burime të pakonfirmuara, normalisht që këto do të kenë pasoja tek shëndeti mendor i fëmijëve. Ne i kemi izoluar këto fëmijë nga loja, sepse nuk e kanë mundëisnë të luajnë sikurse kanë luajtur brezat tonë apo sikur se kemi qenë ne, ne pak e kemi bërë këtë vet dhe i shohim dëmet. Imagjinoni se sa kolosale do të jenë dëmet nëse ato izolohen edhe nga shkolla, izolohen nga shokët dhe shoqet e klasës dhe nga komunikimi me njëri-tjetrin’’ u shpreh ajo.

Mjekja dha dhe disa këshilla praktike për të kaluar sa më lehtë situatën në të cilën ndodhemi:

‘’ Fillimisht duke caktuar disa rutina të shëndetshme për veten tonë, gjumi duhet të jetë i plotë, duhet të jetë minimalisht 8 orë, duhet të hamë shëndetshëm, duhet të kemi parasysh që të marrim të gjtiha vitaminat, proteinat dhe kripërat minerale të cilat mbajnë një fizik të shëndetshëm, nuk duhet të harrojmë të bëjmë gjimnastikë, sipas një rutine të caktuar të cilat gjithashtu do na ndimojnë të mbajmë një trup të shëndetshëm, ne gjithashtu rekomandojmë praktikimin e teknikave të relaksimit siç mund të jetë meditimi.

Një pjesë e personave që kanë nevojë për këshilla gjatë kësaj kohe janë edhe ata persona që janë të prekur nga virusi, të cilët ndodhen në këtë situatë që mund t’i rëndoj nga ana psikologjike, duke theksuar se nevoja e tyre kryesore në këtë rast është komunikimi me njerëzit e dashur dhe jo të izolohen plotësisht sepse vetëm kështu mund ta kalojnë lehtësisht infektimin:

‘’ Por ajo që është kryesore për ne, si psikiatër këshillat kryesore për ata që mund të kenë frikë një infektim të mundshëm por edhe ato që po e kalojnë një infektim gjatë kësaj kohe kryesore është komunikimi, komunikimi edhe pse jeni të izoluar edhe pse nuk mund të jeni ballë për ballë me njerëzit e dashur, gjeni mënyra alternative për ti komunikuar shqetësimet, frikërat, pasiguritë që keni, dyshimet që keni, me njerëzit e tu të dashur, sepse është një nga mënyrat për të lehtësuar nivelin e  ankthit që ju po përjetoni. Po ashtu bëni telefonata, shtoni të gjithë larmishmërinë e komunikimit’’ tha ajo.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja