Rama: Tender ndërkombëtar për ndërtimin e shtëpive private për të prekurit nga tërmeti! Gati modelet...Ahmetaj: 10023 banorë ende në çadra!

TIRANË- Laçi, Thumana dhe Shijaku do të jenë zonat e para ku do të hapen kantierët e ndërtimit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që do të hapet dhe një tender ndërkombëtar për ndërtimin e shtëpive individuale. Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit që nisi në orën 09:30, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të nisë rindërtimi në këto qytete me hapa të avancuara, ndonëse nuk ka dhënë një datë konkrete.

"Kemi përfundimisht zonat e përcaktuara të zhvillimit, një pjesë të konsiderueshme të planeve dhe ndër to kemi planet e avancuara të Laçit, Thumanës dhe të Shijakut, që janë tre zonat, ku rindërtimi do të nisë më shpejt se sa në zonat e tjera, së shpejti. Kemi modelet e banesave individuale sipas topologjive. Në ditët e ardhshme do të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë për shpitë individuale", tha Rama.

Gjithashtu, ditën e sotme janë prezantuar për herë të parë edhe modelet e shtëpive që të do jenë 1+1, 2+1 dhe 3+1 teksa shumë shpejt do të hapet gara për të ftuar kompanitë, që ofrojnë suportin për ndërtimin e këtyre banesave. Duke folur në gjuhën e shifrave, ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se janë ende 10023 që vijojnë të qëndrojnë në çadra, teksa sa i përket bonusit të qirasë, sqaroi se përfitojnë 12 mijë familje. Duke u ndalur tek aplikimet online, mësohet se deri më tani janë regjistruar mbi 14 mijë raste.

"10023 qytetarë vijojnë në çadra. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirave. 1455 leje me procedurë të përshpejtuar. Aplikime në platformë, është domosdoshmëri ligjore. 14 mijë aplikime në total, 264 zyra që punojnë në njësitë administrative. 2000 aplikime ne ditë", tha Ahmetaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Dalin projektet/ Ja modelet e shtëpive që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti

1581498716_modelet2.jpg

Modeli 2+1 i shtëpive

 

Arben Ahmetaj, ministri i rindërtimit ka publikuar ditën  e sotme në mbledhjen e katërt të Komunitetit të Ndërtimit, modelet e shtëpive që do të ndërtohen të të prekurve nga tërmeti. Ahmetaj tha se ka elementë anti-sizmike dhe do jenë e modelit 1+1 apo 2+1, 3+1

"Procesin e marrjeve zyrtarisht të modeleve, teknologjia e re modulare. Në metodologjinë 1+1;2+1, 3+1. Me elementë anti-sizmik të standardeve Evropiane.  Strehimi është pjesa më e madhe e dëmeve dhe humbjeve", tha Ahmetaj.

Modeli 3+1
Ora 10:01
Rindërtimi/ Ahmetaj: 10023 qytetarë vijojnë në çadra! 14 mijë aplikime online deri më tani... 12 mijë familje përfitojnë bonusin e qirasë

Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur me gjuhën e shifrave ku ka prezantuar ecurinë e punimve nga 26 nëntori dhe deri më tani.

"Fokusi do ë jetë tek ecuria e procesit, zonat e reja për zhvillim, shpronësimet, modelet e banesave dhe projekti me Entin Kombëtar të banesave me Turqisë. 

51026 ndërtesa të inspektuara

8925 të pa banueshme

Vazhdon vlerësim i thelluar

357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t'u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve. 242 për t'i rikonstruktuar

1523 shtëpi private për t'u shembur.

Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t'u rikonstruktuar.

Në fund të marsit mbaron vlerësimi i thelluar në Tiranë. 88 objekte të shembura deri më tani. 10023 qytetarë vijojnë në çadra. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirave. 1455 leje me procedurë të përshpejtuar.

Aplikime në platformë, është domosdoshmëri ligjore. 14 mijë aplikime në total, 264 zyra që punojnë në njësitë administrative. 2000 aplikime ne ditë", tha Ahmetaj.  

Ora 09:58
Mbledhja e katërt e Komiteti Kombëtar të rindërtimit, Rama: Në Laç, Thumanë dhe në Shijak ndërtimet nisin më shpejt

Teksa po zhvillohet mbledhja e Komitetit të katërt të rindërtimit pas tërmetit të 26-nëntorit, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka thënë se një pjesë e madhe e projekteve dhe analizave është kryer. Ai ka shtuar se në Shijak në Laç dhe në Thumanë do të nisi më shpejt rindërtimi i banesave.

Kryeministri ka kërkuar durim nga të prekurit nga tërmeti duke thënë se qeveria do të bëjë maksimumin për të ardhur në ndihmë personave të prekur.

"Kemi zonat e përcaktuar atë zhvillimit, Kemi një pjesë të planeve. Planeve të avancuara të Laçit, Thumaes dhe Shijakut. Janë tre zonat ku rindërtimi do të nisi më shpejt sesa në zonat e tjera. Kemi modelet e banesave individuale sipas topologjive. Në ditët e ardhshme do të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë për shpitë individuale. Kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucione e Shërbimit arsimor dhe hyrjen në fazën e rindërtimit. Të fillojmë shumë shpejt garat që të nisim më pas rindërtimin.

Në mbyllje dua të them se krahasuar me proceset normale të analizës kemi ecur shumë shpejt por jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi. Kërkoj durimin e tyre do bëjmë maksimumin. Do bëjmë rindërtim sipas standardeve. në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë. Është e nevojshme të bëhet pak durim. Në raste të caktuara kam parë edhe dezinformim. Duke njollosur procesin, edhe njollosja e e miqve tanë të solidaritetit. Dua t;i falenderoj në mënyrë të veçantë. Na kanë garantuar se procesi do të jetë i përbashkët dhe i integruar dhe jo proces që bën si ti thotë mendja e vet. Kjo meriton vlerësim.  Miqve që i kamë në dy krahët dhe të tjerët.  Është në pritje të ekzekutimit të projekteve. Projektet duan kohën e tyre. " tha Rama.

E.L./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Henri Çilit, a mendoni se po fillon të veprojë drejtësia e re?

Komento

Komente

  • redi: 13/02/2020 19:38

    Per cfar duhet tenderi nderkombetar zoti Rama ?Nuk mundet te behet tender kombetar dhe oarate qe do investohen te mbesin po ne Shqiperi dhe te ndihm9jne dhe rrithen ekonomike.Sa here narrin pjese te huajt vetem probleme nxherrin duke gedhur shtetin dhe ne gjykaten e arbitrazhit dhe duke kene punimet pergjysem .Kur di behemi me shqiptare se shume miq te huaj qe dyan vetem te miren e vendut tone

    Përgjigju