Pasta me mocarela, domate dhe borzilok nga zonja Albana

Pasta me mocarela dhe domate

Përbërësit:

  • 350 gr makarona njoki (malloreddus)
  • 500 gr domate të vogla
  • 200 gr mocarela
  • 2 thelpinj hudhër
  • 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 4 gjethe borziloku
  • Kripë

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë recetë të shpejtë fillimisht vendosim makaronat njoki të ziejnë në ujë të vluar me pak kripë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim domatet qershi të prera në katërsh dhe hudhrat me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një kubik gjalpë. E spërkatim me pak kripë dhe pas 5 minutave shtojmë makaronat al dente dhe i kaurdisim së bashku me domatet. I servirim me djathin mocarela të prerë në fetëza dhe borzilok të freskët.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura