Ekskluzive/ Pasuria e dyshimtë, kryegjyqtarja e Vlorës me 8 apartamente dhe 8 makina

Ekskluzive/ Pasuria e dyshimtë, kryegjyqtarja e Vlorës me 8 apartamente dhe 8 makina

Alma Licaj, kryetare e Gjykatës së Vlorës

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, doli dje para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e zonjës Liçaj, kryetare përbëhej nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Trupa gjykuese ka marrë tre raporte nga ILDKPKI, DSIK dhe KLD për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale, por hetimi i thelluar është kryer vetëm për pasurinë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se gjyqtarja ka bërë deklarime të pasakta, ka mungesë burimesh financiare si ka fshehur pasurinë. Ky konstatim është konfirmuar edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke sinjalizuar deri diku edhe mundësinë e shkarkimit nga detyra të kryegjyqtares së Vlorës. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të shpallet ditën e enjte. Kryegjyqtarja e Vlorës ishte vetë e pranishme në seancën dëgjimore. Në lidhje me rezultatet e hetimit, Alma Liçaj tha se u qëndronte shpjegimeve me shkrim, ku ka analizuar të gjitha konstatimet dhe gabimet sipas saj të Komisionit, ku ka bashkangjitur edhe provat. 

Pasuria 
"Shqiptarja.com" verifikoi pasurinë e deklaruar pranë ILDKPKI nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, që nga viti 2003 deri në vitin 2017, kur zonja ka dorëzuar edhe deklaratën e fundit të pasurisë. Të ardhurat e deklaruara nga gjyqtarja janë vetëm paga e saj dhe të ardhura nga një dyqan “ushqimore”. Sa i takon pasurive të paluajtshme, gjyqtarja deklaron në vitin 2003, dy apartamente, banesë 3 kate si dhe apartament 2+1. Në vijim, së bashku me bashkëshortin Alma Liçaj deklaron në vitin 2008 apartament në Tiranë me vlerë 60 mijë euro, kontratë për apartament në Tiranë me vlerë 97 664 euro në vitin 2009, apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % të pjesës, në 2016, si dhe apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, me vlerë 70 mijë euro, në vitin 2016. Si burim për të justifikuar këto pasuri, gjyqtarja deklaron disa hua në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro. Gjyqtarja ka ndryshuar shpesh makinat, ndërsa bien në sy që ka blerë makina me një çmim të caktuar, duke i shitur me një çmim disa herë më të lartë.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj deklaron automjet tip Benz, me vlerë 500 000 lekë në vitin 2003, automjet tip Benz, me vlerë 200 000 lekë, në vitin 2006, shitur automjet tip Benz, me vlerë 450 000 lekë, në vitin 2007, makinë tip Benz, me vlerë 600 000 lekë, në vitin 2009, makinë me vlerë 100 000 lekë, në vitin 2010. Ndërkaq, bashkëshorti i saj deklaron shitjen e një makine me vlerë 20 mijë euro në vitin 2010. Po gjatë këtij viti ka blerë një makinë tip Benz me vlerë 4 500 euro. Në vitin 2013, gjyqtarja ka shitur një makinë tip Benz me vlerë 15 mijë euro, ndërsa po gjatë këtij viti ka blerë makinë me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2014, deklarojnë shitje makine me vlerë 3 mijë euro si dhe blerjen e dy makinave, njërën me vlerë 14 mijë euro, ndërsa për tjetrën nuk pasqyrohet vlera. Në vitin 2016 deklaron shitjen e një makine me vlerë 5 euro.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së gjyqtares Alma Liçaj 

Rezultatet e tjera të hetimit nga KPK 
Relatorja e çështjes Xhensila Pine, lexoi rezultatet e hetimit nga KPK, teksa tha se gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një shtëpi me sipërfaqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në qytetin e Vlorës, dy apartamente në Tiranë të blera për 97 664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë deklaruar si origjinë të këtyre pasurive borxhe të marra nga persona të tretë në vlerat 60 mijë euro, 30 mijë euro, 70 mijë euro dhe 12 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2016, bashkëshorti i gjyqtares ka përfituar me kontratë dhurimi nga vëllai pasuritë me sipërfaqe 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin me sipërfaqe 35 m2 në qytetin e Vlorës. Relatorja Xhensila Pine tha në seancë se për apartamentin me vlerë 97.664 euro, të blerë në Tiranë në vitin 2009 deklarohet si burim borxhi prej 60 mijë eurosh, huaja e marrë te kunati prej 12 mijë eurosh si dhe një zbritje prej rreth 25 mijë eurosh në çmim nga kompania e ndërtimit. 

Barra e provës 
Përveç mospërputhjes së deklarimeve të bëra në vitin 2009 dhe atë për efekt të Vettingut, gjyqtares Liçaj i kaloi barra e provës për mungesën e burimeve financiare për vitin 2009, mungesën e dokumenteve për borxhin 60 mijë eurosh, mosdeklarimin për 5 vite të borxhit ndaj kunatit si dhe justifikim të punimeve të kryera, me të cilat motivohet ulja e çmimit nga kompania. Gjyqtares iu kërkua gjithashtu të vërtetonte me dokumente huatë e tjera prej 30 mijë eurosh dhe 70 mijë eurosh, të cilat janë deklaruar si burime për shtimin e pasurisë si dhe të sqaronte me dokumentacion mënyrën se si bashkëshorti kishte përfituar një apartament nga ndërmarrja e Elektrikut si dhe shtëpinë dhe truallin në Vlorë.

Pasuria e kryetares së Gjykatës së Vlorës, Alma Liçaj

Dy apartamente (2003).
Banesë 3 kate, 50 milionë lekë (2003).
Apartament banimi, 2+1, 20 milionë lekë (2003).
Automjet tip Benz, 500 000 lekë (2003).
Paga 756 096 (2004).
Automjet tip Benz, 200 000 lekë, paga 1 379 320 lekë (2006).
Shitje makinës tip Benz, 450 000 lekë (2007).
Depozita, 20 000 lekë, 20 000 lekë, paga 1 177 211 lekë (2007).
Apartament në Tiranë, 60 mijë euro (2008).
Hua 60 mijë euro, me afat 5-vjeçar (2008).
Makinë tip Benz, 600 000 lekë (2009).. 
Kontratë për apartament në Tiranë, 97 664 euro (2009). 
Automjet, 100 000 lekë (2010). 
Bashkëshorti Mehmet Liçaj, shitje makine, 20 mijë euro(2010). 
Blerë makinë Benz, 4 500 euro (2010). 
Paga, 1 292 992 lekë (2011). 
Të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’, 507 422 lekë, paga 1.3 milionë lekë (2012).
Hua 30 mijë euro, me 3 %, për 3 vjet (2012).
Shitje automjeti, 15 mijë euro (2013).
Blerje makine, 500 000 lekë (2013). 
Të ardhura nga biznesi, 1 500 486 lekë, gjendje cash 12 mijë euro (2013). 
Bashkëshorti, hua vëllait, 12 mijë euro (2013). 
Shitje makine 3 mijë euro, (2014).
Blerë makinë, 14 mijë euro (2014). 
Blerë makinë Benz, vlera.... (2014)
Paga 1.3 milionë lekë, të ardhura nga biznesi, 985 841 lekë, cash 900 000 lekë (2014). 
Dhuruar makinë shtetasit, Artan Liçajt (2015). 
Paga 1 337 074 lekë, të ardhura nga biznesi ‘ushqimore’ 688 596 lekë (2015). 
Para cash, 3 388 596 lekë, (2015).
Apartament banimi 57 m2, në Vlorë, trashëguar nga babai, 25 % (2016). 
Apartament banimi, në Tiranë, 100.68 m2, burimi: Hua 70 mijë euro, me 3 %, për 5 vjet (2016).
Gjendja cash 500 000 lekë, paga 1 323 736 lekë, (2016).
Shitje makine tip Benz, 5 mijë euro (2016). 
Njësi 43 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016). 
Njësi 95 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016).
Garazh 35 m2, dhuruar Mehmet Liçaj (2016). 
Cash, 500 000 lekë (2016). 
Depozitë në emër të djalit, 24 854 lekë (2017).
Depozitë në emër të vajzës, 24 854 lekë (2017).
Paga si kryetare gjykate, 1 382 079 lekë (2017).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 14/11/2018 14:19

    i rregullon rruges...do e kaloje edhe kjo! ata studentet e magjistratures bejini sallate!!! mortja vetingareve!

    Përgjigju
  • ben: 14/11/2018 12:57

    hahahaha eshte e fajshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie