TIRANË- Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila u shkarkua sot nga detyra, në vitin 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, rezulton se jetonte me qera, me 14 mijë lekë në muaj. Katër vite më vonë, pra në vitin 2007, zonja Prela deklaron blerjen e një apartamenti 2+1, me sipërfaqe sipërfaqe 95.6 m2, ndodhur në rrugën Bajram Curri Tiranë, me vlerë 32 100 euro. Si burim, prokurorja deklaron një hua 15 mijë euro, ndërsa gjatë këtij viti të ardhurat nga paga e saj dhe e bashkëshortit rezultojnë rreth 15 mijë USD, ndërsa në vitin 2006 deklaron 10 milionë lekë të vjetra cash. Në vitin 2013, Donika Prela deklaron blerjen e 1 mijë metra katrorë tokë në Petrelë, me vlerë 350 000 lekë, shumë që është mbuluar, sipas saj, nga të ardhurat nga pagat.

Në 22 shkurt të vitit 2014, zonja Prela deklaron blerjen e një apartamenti në Durrës me sipërfaqe 59.2 m2, me vlerë 1 400 000 lekë. Në datën 11 dhjetor 2014, zonja Prela shtet një apartament me të njëjtën sipërfaqe, pra 59.2 m2 me vlerë 4 000 000 lekë. Në vitin 2015 deklaron pagën si prokurore në Durrës 1 126 548 lekë, pagën e bashkëshortit 758 387 lekë si dhe 2 650 euro shpenzime për pushime në Turqi. Në vitin 2016 prokurorja Prela deklaron një llogari bankare në emër të bashkëshortit me vlerë 4 500 758 lekë nga kursimet ndër vite, pagën e saj 1 195 108 lekë, pagën e bashkëshortit 813 517 lekë si dhe 500 000 lekë kursime

Dokumenti i vitit 2003 ku Donika Prela deklaron se banon me qira 

Në vitin 2017 deklaron 800 000 lekë cash kursime dhe rreth 700 000 lekë pagën e bashkushortit si përgjegjës sektori në Bankën e Shqipërisë, si pagën e saj. Në vitin 2018, ka blerë një apartament në Tiranë me sipërfaqe 135 m2 me vlerë 110 mijë euro. Si burim Prela deklaron 80.000 euro nga shitja e apartamentit të vjetër dhe 30.000 euro nga llogaria bankare. 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e plotë)

Po pse u shkarkua Donika Prela?
Ish-kryeprokurorja e Krimeve të Rënda u shkarkua pasi në vitin 2011 nuk ka deklaruar tëheqjen e 25 mijë eurove. Nuk justifikon një transaksion 1.7 milionë lekë, nga likujditetet bankare me vlerë 4.5 milionë lekë, nuk justifikon 1.5 milionë lekë. Gjithashtu, Prela u shkarkua pasi nuk jutifikon plotësisht burimin e parave për blerjen e apartamentit në 2007 me sipërfaqe 95.6 m2, ndodhur në rrugën Bajram Curri Tiranë. Për këtë apartament, të deklaruar 3.5 milionë lekë, Prela nuk mbulonte dot 2.8 milionë lekë. Vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe për rrjedhojë Prela nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

( Kliko këtu ) Ankimimi i plotë për vendimin KPK të Donika Prelës