Deputeti Alfred Peza i cili po hetohet nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive dhe Prokuroria e Përgjithshme për pasurinë e tij, do të paraqitet për deklarim ditën e premte në orën 10:00.
 
Burime nga akuza i thanë ReportTV se deputeti Peza duhej të paraqitej të martën në orën  12:00 sipas fletëthirrjes,  por ai ka njoftuar se do jetë i pranishëm në organin e akuzës ditën e premte.
 
Alfred peza është zyrtarisht në hetim për evazion fiskal, deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentash.
 
Hetimet kanë nisur pas publikimeve në media të kontratës së 1.13 miliard lekë blerje në aksione pranë një banke të nivelit të dytë të deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)