Ministri në largim i Financave, Avdullah Hoti ka paralajmëruar Shqipërinë se nëse nuk i heq masat në doganë për patatet që eksportohen nga Kosova do të vendosë masa reciproke.
 
Në një status në faqen e tij në Facebook, ai shprehet se vendimi i Shqipërisë për t’iu vendosur produkteve të Kosovës çmime shtesë e dëmton tregun mbarëshqiptar.
 
“Nëse nuk ka lëvizje do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë” deklaron Hoti.
 
Postimi i plotë i Ministrit Hoti
CMIMI REFERENT SHUME I LARTE PER PATATET QE EKSPORTOHET NGA KOSOVA NE SHQIPERI PO I DEMTON PRODHUESIT KOSOVARE
 
Vendosja nga ana e Qeverise se Shqiperise te cmimit referent prej 0.19 euro per patatet nga Kosova qe eksportohen ne Shqiperi po i demton rende prodhuesit kosovare. Kjo politike e qeverise shqiptare nuk i ndihmon unifikimit te tregut mbareshqiptar.
 
Ne do te shqyrtojme me kujdes kete veprim te pales shqiptare. Permes MTI-se kemi kerkuar nga pala shqiptare te heq keto cmime referente menjehere. Ju kemi kerkuar atyre qe per qellime te llogaritjes se ngarkeses me takse doganore te perdorin cmimet furnizuese te deshmuara nga prodhuesit e patates ne Kosove.
 
Nese nuk ka levizje do te shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke per te ruajtur prodhuesit tane.
 
Ne foton ne vijim mund te gjeni vendimin e doganes shqiptare per vendosjen e cmimit referent ne patate dhe qepe te reja.
 
Informatat per cmimet referente per patate te vendosura nga pala shqiptare mund t'i gjeni ne kete link ne vijim.

 
Avdullah Hoti
Vendimi i doganes shqiptare per vendosjen e cmimit referent 

dy.b/shqiptarja.com