TIRANE- Qeveria ka miratuar Kodin e ri rrugor. Nëse jeni të varur nga alkooli apo droga, vuani nga diabeti, epilepsia, sëmundjet e zemrës, shqetësimet psikike atëherë nuk do të pajiseni me patentë. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimi çdo qytetari që vuan nga varësia e alkoolit, drogës apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë. “Patenta nuk i jepet drejtuesit të mjetit në gjendje varësie ndaj drogës si dhe abuzon rregullisht me to. Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet edhe kandidatit të prekur rëndë nga shqetësime psikike apo me prapambetje mendore”, thuhet në Kodin e ri.
Nuk mund të pajiseni me patentë edhe nëse vuani nga çrregullime të rënda të ritmit të zemrës. “Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet drejtuesit të mjetit të me diabet të Grupit 2, të prekur nga Diabeti Melitus, që trajtohet me insulinë”, thuhet në vendimin e qeverisë. Edhe personat që me krizë epilepsie nuk mund të marrin patentë. Qeveria argumenton se mosdhënia e lejeve të drejtimit për një sërë kategorish është bërë për të parandaluar aksidentet. “Në përgjithësi, leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje e rëndë, që mund të formojë ose të përcaktojë një paaftësi funksionale, sa të komprometojë sigurinë rrugore, në momentin e drejtimit të mjetit”, janë disa nga ndryshimet.
Po ndryshon dhe patenta e marrë për drejtimin e mjeteve me kuti shpejtësie mekanike. “Lejedrejtimi i marrë nëpërmjet provës praktike, me mjet me kuti shpejtësie automatike, lejon vetëm drejtimin e mjeteve të pajisura me kuti shpejtësie automatike. Me mjet të pajisur me kuti shpejtësie automatike kuptohet një mjet në të cilin mungon pedali i friksionit ose leva manuale e friksionit. Në lejedrejtimet e lëshuara në këto kushte, në fushën 12, të lejedrejtimit, përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE”, thuhet në “Neni 294/1.
Gjumi
Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga Angina Pectoris, që manifestohet në gjendje qetësie (gjumi) ose emocionale.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com