Patozi: 3 vite nga votimi në parlament, se s'kemi parë asgjë konkrete nga Reforma në Drejtësi

Patozi: 3 vite nga votimi në parlament, se s'kemi parë asgjë konkrete nga Reforma në Drejtësi

Në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi ka pasur edhe një koment nga ana e kreut të partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, të cilin e ka refuzuar që ta quajë urim. Ai shkruan se në këto tre vite Reforma në Drejtësi nuk ka filluar ende nga puna, sipas së cilit e vetma arritje është fakti që kanë kaluar tre vite vetëm nga vota në parlament, por nuk është parë asnjë vendim konkret nga zbatimi i saj.

"Në vend të një urimi për reformën, Reforma në Drejtësi nuk ka nevojë, as ta qash, dhe as të ngresh dolli shqiptarçe për të, duke pasur parasysh gjithmonë “armikun”, që është duke plasur nga marazi për ata që kanë festë.

Mjafton që ajo të fillojë një ditë nga puna, se këto tre vjet kanë qenë vetëm stërvitje për një shërbim, i cili ende nuk është kryer.

Prandaj na i kurseni, po mundët, si mallkimet, ashtu edhe gotat e shampanjës për një ngjarje, që ende nuk ka ndodhur, por është vonuar jashtëzakonisht me kontributin e të gjithëve! Uroj që vitin e ardhshëm askush të mos kujtohet për 4-vjetorin e 22 korrikut të votës në parlament. Do të ishte prova më e qartë se subjektet e reformës janë duke u marrë me halle më të mëdha se përkujtimoret", shkruan Patozi.

Postimi i kreut të 'Bindja Demokratike', Astrit Patozi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale