Patozi: BD kandidatë në çdo bashki...S'bëhemi rivalë të të pavarurve! Kundërshtarë kemi Ramën

Bindja Demokratike do të ketë kandidatë për kryebashkiakë thuajse në të gjitha qarqet, por nuk do të garojë në ato bashki të djathtë ku ka kandidatë të pavarur. Sipas kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, partia e tij do t'i mbështesë kandidatët e pavarur, në mënyrë që të ketë mundësi për tu mundur kandidatët e Partisë Socialiste, duke bashkuar forcat. Në një deklaratë për mediat, Patozi e quajti këtë, vendimin e parë të Bindjes Demokratike, partisë së sapothemeluar, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit për kryetarët e rinj të bashkive.

Më tej ai tha se Bindja Demokratike do të bëjë një betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës dhe në çdo bashki BD do të ketë kandidatë.

“Betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës. Në çdo bashki do të kemi kandidatë. Nuk do të nxjerrim kandidatë në bashkitë kur janë regjistruar të pavarur, por do i mbështesim për të mos përçarë votat. Nuk do rivalizojmë dhe do mbështesim kandidatë të mundshëm të djathtë. Askush prej tyre nuk do t’i ketë detyrim Bindjes. Do mbështesim kandidatët e pavarur të bashkive të djathta, sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën. Ne, kundërshtar të vetëm kemi Edi Ramën”, u shpreh Patozi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 01/05/2019 18:23

    Sa bukur po e nisni ju kete filozofine e partise suaj?! Ju duhet te garoni e te fitoni kunder cdokujt, thjeshte dhe vetem per te vene ne jete platformen qe keni (qe akoma nuk e dime), dhe te dime se sa te afte jeni ju per te menaxhuar postet publike. Ndersa ti e fillove mbrapsht ore Patoz. Ti e paske thjeshte per pune inati kunder Rames kete parti. Pra, ty nuk te intereson se kush e se si do drejtohen bashkite ne kete rast, por mjafton te mundet Rama, edhe nese ai kanditati i pavarur mund te jete me keq se kandidatet e Rames eee.. Hajde parti me risi hajdeee.

    Përgjigju
  • Fahrri Plera: 01/05/2019 15:54

    Akoma me patozëri?

    Përgjigju
    • Patozeri= Drejtesi: 08/05/2019 22:52

      Me mire ai, shume me mire besome.

  • WTF: 01/05/2019 14:22

    Pra, kandidatet e PD do hyjne ne zgjedhje pavaresisht bojkotit. Nuk e kishte gabim Rama kur tha e ka krijuar Saliu kete particke. Sa per kuriozitet, ku i ka gjetur parate Patozi per zyra e per dekrimet qe kushtojne shume?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë