Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë

Patozi: Front opozitar kundër dy blloqeve PS dhe PD-LSI, alternativa e tretë zgjidhje për Shqipërinë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka publikuar një tjetër video, ku tregon rrugëtimin e BD-së. Patozi thotë se në tetor të këtij viti BD përcaktoi kundërshtarët dhe aleatët e mundshëm për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.

Tetor 2020, Bindja Demokratike përcakton si kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 25 prillit PS, PD dhe LSI, ndërsa si partnerë të mundshëm forcat politike, që duan dhe do të luftojnë për ndryshimin.

Kushti kryesor për gjithëkënd që do të kandidojë me siglën e saj vendoset të jetë lista 100 përqind e hapur, që do të thotë se mandatet do t’u shkojnë atyre që marrin më shumë vota.

Në funksion të kauzës së vet dhe të objektivave elektoralë, Bindja Demokratike bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, që të shërbejë si alternativa e tretë në këto zgjedhje, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”, nënvizon koordinatori i BD-së", shkruan Patozi

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë