Patozi hap fushatën: Mos iu bindni Ramës, Rilindja e konsumuar, PD e vjetër

Patozi hap fushatën: Mos iu bindni Ramës, Rilindja e konsumuar, PD e vjetër

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi

Drejtuesi i partisë së re opozitare Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka hapur fushatën duke kërkuar votën e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai thotë se Rilindja është konsumuar, ndërsa PD dhe LSI bashkë me partitë e tjera që bojkotuan janë parti të vjetra që ikën nga procesi.

"Voto bindjen tënde më 30 qershor! Për ne të gjithë, Shqipëria është e para. Për secilin nga përfaqësuesit tanë, qyteti i tij është i pari.  BINDJA DEMOKRATIKE është sot në shërbim të dashurisë dhe respektit për Shqipërinë dhe për qytetin.

Në këto zgjedhje ne kemi kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë bashkie nga Tropoja, në Sarandë dhe nga Korça në Durrës. Punë të mbarë dhe suksese secilit prej tyre!

Edhe pse forcë e re politike, BINDJA vjen si një ofertë serioze për 30 qershorin, në kontrast të fortë me ”Rilindjen” e konsumuar, që kemi përballë, por edhe me të vjetrit e tjerë, që kanë ikur nga procesi.

Ndaj mos iu bind atyre që të ftojnë në të njëjtin eksperiment të dështuar, që konsumohet prej gati 30 vjetësh në Shqipëri, por voto BINDJEN tënde!

Ne kemi hyrë në këtë garë për të mundur dhe rivalizuar kandidatët e Partisë Socialiste, kudo ku marrim pjesë. Sepse nuk gjejmĕ asnjë ndryshim mes qeverisë së korruptuar në Tiranë dhe zgjatimeve të saj në të gjitha bashkitë e vendit.

Në këtë fushatë, nuk do t’i thërrasim kurrë qytetarĕt të mblidhen rreth nesh, por do të shkojmë ne të përulur tek ata për t’i dëgjuar. BINDJA DEMOKRATIKE shpall refuzimin për mitingjet acaruese të politikës së lodhur, të cilat janë, sa të sforcuara, aq edhe poshtëruese për zgjedhësit.

Le ta theksojmë që në formë diferencën e thellë që kemi me “Rilindjen” dhe modelin e saj të shëmtuar, duke qenë një ofertë e re për Shqipërinë dhe për qytetet tona.

Mos iu bind Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë, që duan t’ju përdorin sërish për interesat e tyre të mbrapshta!

Voto BINDJEN tënde më 30 qershor" shkruan Patozi.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjat P l e r a: 02/06/2019 20:00

    Akoma me Patosëri ? Mjaft!

    Përgjigju
  • Shoku: 02/06/2019 15:35

    Krahu i djathte i Berishes, servil i papare qe erdhi nga rruga pa asnje llloj kontributi e asnjehere nuk ka mbajtur ndonje post ne qeveri, eshte l konsumuar e pa lidhje kerkon voten, edhe tja japi Rama qeverine ky nuk e ben dot po thjesht do te marri rrogen si deputet e te bej ndonje dallavere.

    Përgjigju
  • Para Laci: 02/06/2019 12:18

    Po' ik o tradhtare o qyrranjos o pis

    Përgjigju
  • Marius: 02/06/2019 11:21

    Po ti kokerr legeni a nuk je i vjeter qe deri dije i lepije bythen Berishes !

    Përgjigju
  • Piç der rexhep leka: 02/06/2019 10:41

    O astrit palloshi kok bosh të re menja për barazim o ka*i im. Ti j÷me koti fare o astriti pa far.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim