Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi denoncoi të dielën disa raste incidentesh dhe aktesh dhune për motive të qarta politike, që kanë ndodhur në bashkinë e Vorës.
"Koalicioni i majtë në pushtet po e kërkon shpëtimin nga humbja e sigurt që pret në Bashkinë e Vorës tek reprezaljet policore, presioni shtetëror dhe tek dhuna e falangave të krimit. Ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur ende zyrtarisht, sipas Kodit Zgjedhor, në territorin e kësaj bashkie janë shtuar me ritme të shpejta rastet e incidenteve dhe të dhunës për motive të qarta politike", tha Patozi përmes një deklarate për mediat.
Ndërsa renditi disa incidente të ndodhura së fundi në Vorë, Patozi tha se, ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve në zonën e Vorës, Prezës dhe Bërxullit, ka një prani të shtuar nëpunësish të administratës shtetërore, që nga ministra të kabinetit të Edi Ramës, kryesisht të LSI-së, e deri tek drejtorë të rëndësishëm, që u bëjnë presion të hapur arsimtarëve, mjekëve, bizneseve dhe subjekteve të tjera private.
"Partia Demokratike siguron mbështetësit e saj në territorin e bashkisë së Vorës se nuk ka asgjë në botë që të ndalë fitoren tonë në këtë njësi administrative dhe se ajo do të qëndrojë fort pas çdo rasti dhune dhe presioni për të deformuar vullnetin e zgjedhësve të kësaj qeverie në panik. Ndërkohë, ajo i kujton çdo nëpunësi "cub" të administratës dhe çdo polici "të fortë" se do të mbajnë përgjegjësi personale sipas ligjit, për çdo akt të paligjshëm që cënon zgjedhjet e lira e të ndershme. Dhe kjo nuk vlen vetëm për Vorën, por për gjithë Shqipërinë", tha Patozi./atsh/
/Shqiptarja.com