Patozi në Report Tv: Me Bashën nuk kam qenë kurrë mik! Jam në diskutime për koalicion me Agron Dukën! Dëshiroj të kandidoj në Tiranë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi tha se kryedemokrati Lulzim Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë dhe se lista Basha e 2017 është prova më e mirë për këtë. Në një intervistë për Report Tv, i pyetur për marrëdhëniet e tij me kryedemokratin, Astrit Patozi u shpreh se ai dhe Basha nuk kanë qenë kurrë miq, por që kanë pasur marrëdhënie gjithmonë korrekte. Patozi tha se nuk mund të gjykojnë karakterin e dobët të Bashës, por paaftësinë e tij për të fituar.

"Nuk kam qenë asnjëherë mik me Bashën, por kemi pasur marrëdhënieve super korrekte. Nuk jemi këtu juria që të caktojmë karakterin. Politika nuk është garë morale apo karakteri, por garë aftësie. Basha humbet se është i paaftë jo se është burrë më i mirë apo më i keq se Rama. Nëse Basha është i zoti po ia falim të gjitha paudhësitë dhe mungesën e karakterit, pasi mua më duhet rezultati dhe ai ka probleme me rezultatin jo me dobësitë e karakterit. Lista Basha është modeli më i shëmtuar i kryetarokracisë. Demokracia në Shqipëri ka bërë hapa domethënës pas, sidomos pas 2013", tha Patozi.

 Astrit Patozi u shpreh se për të nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, pra jo vetëm rotacioni, por ndryshimi i vendit ku anti-vlera dhe antiligji të mos jenë ato që sundojnë dhe për këtë  ky pol i tretë që po krijohet ka në fokus pikërisht këtë alternativë, ndryshimin dhe jo rotacionin mes PS dhe PD.

"Për mua nuk mjafton vetëm ardhja në pushtet, por për të bërë ndryshime. Ajo që do doja nga Basha apo edhe nga Rama, a ka mundësi të ndryshojmë këtë vend dhe të mos jetë ky sundim i anti-vlerave dhe anti-ligjit ? Po e bën këtë gjë i kemi sjellë dobi vendit, po ndryshuam vetëm karrigen e kryeministrit s'kemi bërë asgjë. Poli i tretë nuk varet nga numri i partive, por është një projekt dhe një alternativë tjetër", tha Patozi

Në këtë pol të tretë Patozi tha se ka ftuar të gjithë për të bashkëpunuar që nga Myslim Murrizi, Jozefina Topalli, Rudina Hajdari, madje është në bisedime edhe me Agron Duka i PAA-së, aleat i Bashës.

"Bindja demokratike është në dispozicion të kësaj ideje dhe kemi komunikuar me të gjitha forcat politike, me Murrizin, Hajdarin, Topallin dhe me personazhe të së majtës apo dhe të djathtës. Unë kam pasur komunikim jo vetëm më Agron Dukën por edhe me të tjerë. Nëse do të bashkëpunoj për koalicion i takon Dukës të vendos", tha Patozi.

Në lidhje me zonën se ku do të kandidoj Patozi tha se "këtë vendim e marrin të gjithë përfaqësuesit  e Bindjes Demokratike, por ai ka dëshirë në Tiranë ku mund të marr edhe maksimumin e votave, pasi gjithmonë ka qenë deputet i këtij qarku".

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Lohja: 01/12/2020 18:18

    Po autovetura jote ne oret e vona te nates,sebashku me ju cfare kerkonte ne dyert e Prokurorise!?

    Përgjigju
    • turi: 01/12/2020 22:07

      PO ti kte po ruaje ne mes te nates...jan shtu 150 lekshat...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje