Patozi: Politika e vjetër ndeshje për jetë a vdekje! Nuk ka forcë në tokë të ndalë 30 qershorin

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thotë se tashmë Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, larg të vjetrës që sipas tij është në një betejë për jetë a vdekje. Nga Korça, ku prezantoi kandidatin e kësaj force politike për kryebashkiak të Korçës, Leonard Olli, Patozi tha se 30 qershori do të jetë ditë zgjedhjesh dhe se kjo është një e drejtë e pamohueshme e qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar qeverisjen vendore.

"Duan apo nuk duan 30 qershori është datë e vendosur, qytetarët janë të detyruar të votojnë për të ndryshuar qeverisjen vendore. Nuk ka asnjë forcë në këtë tokë, por ndoshta edhe jashtë kësaj toke  që mund të ndalojë vullnetin e shqiptarëve për të ndryshuar qeverisjen vendore. Leonard Olli është kandidatura e duhur për Korçën. Një djalë qytetar i Korçës. Korça do reflektojë, do reagojë sepse nuk ka arsye të eksperimentojë prapë modelin e shëmtuar që kemi përballë. Korça nuk ka nevojë për dikë që thonë është djalë i mirë, por bën sic i thonë të tjerët. Korça ka nevojë për një personalitet publik që do bëjë ndryshimin e madh në këtë qytet. Një model të ri politik. Bindja Demokratike është forca e re e perspektivës politike, sepse ka lindur në kulmin e një tensioni politik. Shqiptarët kanë parë se ku e kanë çuar vendin forcat e vjetra politike që sot janë në një ndeshje për jetë a vdekje duke treguar që janë ata shkaktarët e krizës së thellë që po përjeton vendi", tha Patozi.

Duke komentuar protestën e nëntë kombëtarë që opozita joparlamentare mbajti mbrëmjen e së premtes kundër qeverisë, të parën protestë tërësisht paqësore në këto katër muaj, tha se opozita është në një marrëzi politike dhe se i vetmi instrument për ndryshim të situatës, janë zgjedhjet, dhe jo dhuna.

"Ajo protestë ishte epilogu i një marrëzie politike. Ne kemi qenë kundër djegies së mandateve, kundër daljes në rrugë, kundër revolucionit dhe goditjes së pushtetit me dhunë. Zgjedhjet i vetmi instrument që mund t'i ndryshojë gjërat në Shqipëri, sepse jemi forcë politike e djathtë dhe perëndimore", u shpreh kreu i BD-së.

Edhe dekretin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, e quajti me të njëjtin termë si opozitën

"Një marrëzi politike që do të marrë përgjigjen e duhur më 30 qershor", theksoi Patozi.

Një koment e pati edhe për përgjimet e publikuara në tabloidin gjerman Bild nga dosjet 184 dhe 339, dosje në hetim nga Prokuroria shqiptare me dyshimet për shit-blerje të votave në parlamentaret 2017 dhe zgjedhjet e pjeshme lokale në Dibër në 2016-ën.

"Përgjimet janë një shfaqje e shëmtuar e asaj që ka ndodhur me zgjedhjet tona ku rilindja është përgjegjëse, por nuk ka element tjetër për ta ndryshuar qeverisjen e keqe përveç zgjedhjeve", shtoi ai.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Befri: 22/06/2019 20:44

    Shume sakte. Ringrini opoziten se e ka mare lumi.

    Përgjigju
  • Kalsiander: 22/06/2019 16:09

    Bravo! Thjesht dhe sakt! Kjo eshte menyra e të bërit politik dhe jo e protestave te dhunshme. Vetem me vote behet rotacioni politik. Astrit Patozi e ka pjekurin politike dhe jam i sigurt që një dite do të jet Kryeministri jon i ardhshëm.

    Përgjigju
  • Alban Fili: 22/06/2019 15:38

    Respekt dhe Suksese BD

    Përgjigju
  • robi: 22/06/2019 15:06

    Po o Astrit jam dakord me ty por ish kolegu jot krygangsteri i Pd_se, komandant i naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgave të leshitlikes Flamur Herman Geringu deklaroi sot në Shkodër se me 30 Qershor nuk ka zgjedhje. Po me pengove për të votuar o Nazist Flamur shko futu në të s'emes së nuk do të mbajë me toka sipër o kryplehra e Politikës shqiptare

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/06/2019 14:53

    Bravo ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja