Patozi: Sot nuk është koha për bilanc

Patozi: Sot nuk është koha për bilanc

(Ose një këshillë modeste për motrat dhe vëllezërit e prekur dhe lënduar nga fatkeqësia). Në këto ditë të vështira pas tragjedisë së 26 nëntorit, ju lutem, dëgjoni dhe respektoni sa më shumë dhe me përulje sizmiologët, inxhinierët, arkitektët, urbanistët, psikologët, madje edhe astrologët, po të doni, sepse edhe ata mund të jenë gjithësesi më të vlefshëm.

Mos humbni asnjë sekondë të çmuar të jetës suaj të tronditur dhe të traumatizuar, duke ndjekur atë që thonë politikanët, e aq më pak të futeni në debatin e pafundëm se cili është engjëlli midis tyre. Sepse edhe vetë këta të fundit duhet ta mësojnë se është e sigurt që tërmeti, sado i rëndë të jetë, as të mban dot me zor në pushtet, por as të çon automatikisht tek fitorja.

Sot është koha që ta mbrojmë atdheun, duke e nisur këtë aksion nga vetja, familja, pallati, lagjia dhe qyteti, të cilit i përkasim. Ata që thonë se në këto ditë të jashtëzakonshme po sakrifikojnë për flamurin dhe për Shqipërinë, janë thjesht mashtrues apo sharlatanë, të cilët po shtiren botërisht si patriotë.

Nesër do të ketë kohë boll për të bërë bilancet, prej të cilave jam i sigurt që askush nuk do të shpëtojë. Si ata, që bënë sa mundën për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia, qoftë edhe duke heshtur apo duke u lutur për ta në distancë, ashtu edhe të tjerët, që nuk lanë gur pa lëvizur për t’ia shtuar artificialisht ballët tërmetit, në mënyrë që të përfitonin politikisht prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?