Patricia Nugee: Nuk më pëlqen kur Skënderbeun e trajtojnë si legjendë

Patricia Nugee: Nuk më pëlqen kur Skënderbeun e trajtojnë si legjendë

Patricia Nugee

Për koleksionisten e njohur britanike Patricia Nugee, librat për Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar, janë të shenjtë. Disa vite më parë, ajo nuk e kishte idenë se kush ishte. Nugee rrëfen në një intervistë për “Shqiptarja.com” se emrin e tij e dëgjoi për herë të parë, kur një studiues hyri në librarinë e saj dhe i kërkoi nëse kishte një libër për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Nuk e kishte dëgjuar kurrë këtë emër dhe kjo e bëri të skuqej për mungesën e njohurive. Kështu nisi të kërkonte të dhëna rreth jetës dhe veprës së tij.

“Emrin e Skënderbeut e gjeta në një enciklopedi angleze”, shprehet Nugee për “Shqiptarja.com” dhe aty mora të dhënat e para për të dhe disa nga veprat. Që nga ajo kohë  ajo ka mbledhur me dashuri  rreth 500 ekzemplarë dhe i ka prezantuar në disa kryeqytete të Evropës.  Ekspozitën e radhës e çeli dje në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të 550-vjetorit të Skënderbeut.  Patricia e ka kthyer në një emocion personal kërkimin e këtyre veprave. Po kaq emocionale janë bërë edhe lidhjet e saj me Shqipërinë dhe shqiptarët, me të cilët ka lidhur një miqësi të veçantë. 

Ndërkohë që ajo është në kërkim të antikuarëve, nuk preferon të flas gjatë mbi figurën e Skënderbeut. “Jam koleksioniste, nuk jam historiane”, shprehet ajo. E megjithatë duke pasur librat e shkruara në dorë, shprehet se “nuk më pëlqen kur disa akademikë  të rremë e konsiderojnë Skënderbeun si legjendë dhe përpiqen të zvogëlojnë kontributin e tij të madh si hero të lirisë së vendit të tij dhe mbarë Europës.”

Zonja Nugee, së pari jemi kurioz të dimë se ccfarë përmbajtje ka kjo ekspozitë me 37 vepra ta rralla që janë shkruar 4-5 shekuj më parë të Heroin tonë Kombëtar Gjerj Kastriot Skënderbeun?
-Ju lutem mos më bëni shumë pyetje që unë t’ju tregoj se ccfarë pëmbajnë librat, sepse unë jam koleksioniste dhe nuk jam historian. Unë e ndjeva se ky koleksion që e kam mbledhur me shumë passion është një pasuri e njerëzimit dhe e qytetërimit europian.

Emrat e autorëve që unë sjell janë Marin Barleti, që ka edhe veprën më të vjetër këtu të shkruar në vitin 1510; është një antikuar origjinal Frang Bardhi me “Fjalorin” e vitit 1635; është Libri i Jean Nicolas Duponcet “Historia e Skënderbeut, mbret i Shqipërisë” 1709; “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe” i vitit 1742 i shkruar nga Giovanni Maria Biemi dhe “Ritrati et logi di capitani illustri” i Giulio Rosio i vitit 1646. Është libri “Scanderbeg: or love and liberty” i Thomas Ëhincap 1747; një vepër nga Andrea Gambini 1652. Unë kam edhe një libër të vitit 1657, ku mes 20 personaliteteve greke e romake është  edhe jetëshkrimi i Skënderbeut.  

Ju keni bërë disa ekspozita me këta antikuarë, pse ju duket e rëndësishme t’i bëni?
-Për këtë pasuri që kam unë, e dinë shumë miq që kam në Shqipëri. Kështu që unë jam ftuar nga drejtori i Muzeut që të vija në Tiranë t’i ekspozoja në 550-vjetorin e Skënderbeut, që bëri një jehonë shumë të rëndësishme në kohën kur ai jetoi. E bëj këtë ekspozitë, sepse historia e vërtetë në libra është shkruar  dhe këta libra janë me shumë rëndësi, sepse ka edhe studiues të sotëm, që unë mendoj se janë akademikë të rremë që e trajtojnë Skënderbeun si legjendë. Nuk më pëlqen kur e trajtojnë si legjendë, sepse librat flasin vetë.

Skënderbeu ishte një hero i vërtetë, që edhe pse ka vdekur 550 vjet më parë, bota ka vijuar të shkruaj rreth tij për më shumë se 400-vjet pa ndërprerje. Nëse Skënderbeu do të kishte jetuar më gjatë, e gjithë Evropa sot do të ishte ndryshe. Kjo nuk kërkon shumë për ta kuptuar.  Pothuasje të gjithë studiuesit që kanë shkruar për Skënderbeun në gjuhë të ndryshme të botës, kanë përmendur tri nga karakteristikat që ai rrjedh nga shqiptarët që shquhen për cilësitë e mira të tyre; që e donte shumë kombin e tij dhe luftonte për të, atdheun e tij dhe se ai luftoi për lirinë e mbarë Europës.  

Ccfarë ju nxiti që ju të mblidhni një koleksion për  Skënderbeun?
-Shumë vite më parë kur unë  punoja në një librari në Londër, ku mblidheshin antikuarë nga e gjithë bota, vjen nj studiues dhe më pyeti nëse kisha libra mbi Skënderbeun. Unë i thashë që nuk kishte. Kjo mosdije më bëri të skuqem, sepse studiuesi më tha që është një personalitet shumë i rëndësishëm. U bëra kurioze dhe nisa  kërkimet rreth Skënderbeut. Kështu nisa të bleja librin e parë, një antikuar të vitit 1595.

Pjesën më të madhe të tyre i kam blerë në ankande, madje edhe nga shtëpia e famshme “Sotheby”, ku kushtojnë shumë. Ende sot më vjen shumë keq për një libër të cilin nuk mund ta blija, pasi një shtetas kanadez e mori më parë atë. Është vështirë t’i mbledhësh, ndaj i trajtoj këto libra me shumë dashuri e kujdes dhe nuk preferoj t’i shes. Kur nisa të kërkoja kudo që mund të kishte libra për Skënderbeun, unë nisa të bëhesha kurioze edhe për përmbajtjen e tyre. Kështu duke njohur edhe rëndësinë, nisa t’i bleja edhe kur kushtonin më shumë.  Mora pjesë edhe në ankande ku shiteshin libra për të. Librin e parë të koleksionit tim kam një libër të botuar në 1596 e më pas librat që bleva ishin në gjermanisht, latinisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, etj. Kam 30 vjet që koleksionoj e blej libra për Skënderbeun. Këto libra nuk gjenden shumë lehtë. Kur kam blerë librin e parë, ka qenë shumë emocionuese.

Cila preje këtyre librave është më  vjetrit?
-Libri më i vjetër është ai i Marin Barletit, “Historia dhe jeta e Skënderbegut” i vitit 1510.

Një pjesë e studiuesve e konsiderojnë Skënderbeun si një hero me profil të theksuar europian dhe një pjesë me një profil të theksuar oriental, cili është opinioni juaj?
-Opinioni im është që Skënderbeu ishte një evropian, ai u vu në rolin e një prijësi mjaft të rëndësishëm dhe për vetë vendet e  Europës  dhe ishte i vetmi që ka mundur të kthejë mbrapsht turqit.  Për fat te keq Skënderbeu vdiq shumë i ri, por nëse do të rronte gjatë, mbase do të ndryshonte  gjithë Europën dhe Shqipërinë. Europa ishte e lidhur me Shqipërinë, e lejonte diturinë, turqit nuk u lejuan shqiptarëve as shkolla dhe as gjuhën shqipe. E di që ka disa opinione të zhurmshme për Skënderbeun.



Një nga ata është Oliver Shmit, por nuk mendoj se gjykon vërtetë si studiues.  Mendoj se ata që përpiqen të ngarrojnë historinë e Skënderbeut, ndryshe nga sa shkruhet nga gjithë këta libra, janë akademikë të dyshimtë, librat për Skënderbeun e shkruar në kohën e tij flasin. Për shembull në njërin nga librat e botuar në vitin 1743 në Edinburg shkruhej se Skënderbeu nuk luftoi për pushtetin, por për lirinë. Në Angli e konsideronin një personazh të përkryer si mbret, dhe Europa një ushtar e princ të krishterë. Nuk më pëlqejnë ata që thonë Skënderbeu nuk ka eksituar, se është një legjendë vetëm e vetëm që ajo që thonë të përputhet me ëndrrat ose qëllimet e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK