Njësitë e specializuara të Policisë Kufitare të Shqipërisë bashkë me kolegët e tyre nga Kosova po tregojnë suksese në luftën kundër krimit dhe kontrabandës. Në gjatë mujorin e parë të këtij viti si rezultat i patrullimit të përbashkët të kufirit ujor dhe të gjelbër Shqipëri-Kosovë në pikat kufitare Morinë dhe Vërmicë  është bërë e mundur parandalimi  i 22 rasteve të kontrabandës me mallra.

Sipas Shaban Osmanolli, udhëheqësi i njësitit patrullues të Policisë Kufitare të Kosovës rezultatet e patrullimit  të përbashkët kanë qenë shumë të efektshme siç ishte rasti i kontrabandës me duhan dhe parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërkohë një motobarkë po  përdoret nga dy policitë kufitare asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë dhe Morinë.
 
Vëzhgimi i terrenit kryhet nga ekipe të specializuara  të dy policive dhe ka bërë që numri i rasteve të kontrabandimit të ulet ndjeshëm. Zonat kufitaret të Qarkut të Kukësit  jo rrallë herë janë  keqpërdorur nga individë apo grupe për të kaluar mallra kontrabandë.
 



Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)