Bashkëshortja e kryedemokratit, Aurela Basha kohët e fundit është bërë tepër aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente familjare.

Ajo përmes rrjetit të saj social Instagram, ka postuar një foto me të bijën, e cila shfaqet me libra në krahët e saj.

Gjatë postimit Aurela Basha, specifikon se njeri prej librave në krahët e Dafinës është dhuratë për babin, Lulzim Bashën.

Ndërkohë me herët, ajo ka postuar foto të Bashës duke i lexuar të bijës si dhe një video teksa kreu i PD-së gatuan në shtëpi.