Qytetarë të shumtë kanë vizituar sot Pazarin e Ri të Tiranës. Kureshtja për të parë nga afër këtë zonë të rindërtuar që ndërthur modernen me traditën e të rikthen copëza të Tiranës së Vjetër, i ka mbushur plot rrugicat dhe sheshin ‘’Avni Rustemi’’.
Një kafe, një fotografi apo blerja e produkteve të freskëta nga tregu, ka qenë motivi për të kaluar aty Ditën e Verës. Sipas qytetarëve Tirana ka fituar një qendër të re tregtare, por ca më shumë një pikë turistike dhe argëtimi që duhet të vizitohet.
“Shumë mirë, shumë pastër, shumë bukur, me të gjitha kushtet e mira si për klientët ashtu edhe për shitësit”.
“Është përrallore. Ka qenë këto pallatet e vjetra me të ardh turp me i pa, tani të kënaqet syri. Jashtë mase bukur, shumë bukur. Përrallore, përrallore, përrallore. I lumtë, i lumtë, i lumtë Erion Veliajt", shprehen vizitorët.
Që ne ditën e parë të inaugurimit, Pazari i Ri ka tërhequr edhe turistë të huaj, si rasti i kësaj vizitoreje nga Anglia.
“Duket absolutisht bukur, ka ndryshuar shumë në një periudhë të shkurtër kohore, duket fantastik. Dua ta eksploroj akoma më shumë”, shprehet ajo.
Nga ana tjetër janë tregtarët që shprehen të kënaqur me kushtet e reja që ofron tregu. Sipas tyre kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e klientëve të rinj që do të blejnë aty.
“Kushtet janë të shkëlqyera duke menduar se ku ishim dhe ku jemi, është absolutisht shkëlqyeshëm.”
“Kushte shumë të mira.”
“Ishalla fitojmë klientelë se përpara nuk kemi pasur klientë, shumë pak.”
“Shumë shumë mirë, s’kam çfarë të them më shumë.”
“Pastërtia është më ndryshe”, shprehen ata.
Për ndërtimin e këtij kompleksi Bashkia e Tiranës, qeveria dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit kanë investuar 6.5 milionë euro. Pazari i Ri u mendua si një stimul pozitiv që i shërben jo vetëm sipërmarrjes e biznesit, por edhe qytetarëve të Tiranës për të kaluar aty kohën e lirë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO