Partia Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut kërkon ndërrimin e ambientit të përcaktuar për numërimin e votave në bashkinë Konispol, kjo për të siguruar një proces transparent dhe me standarte. Sipas kësaj force politike vendimmarrja e KQZ-së për caktimi e numërimit të votave në ambientet e një kopshti është e padrejtë, këtë ata e argumentojnë me faktin se ambientet e përcaktuar me propozim edhe të prefektit të qarkut Vlorë nuk i përmbushin kërkesat specifike që parashikon Kodit Zgjedhor.
PBDNJ shton më tej se ky ambient gjatë proceseve të shkuara zgjedhore, ka hasur problematika, kjo pasi mungojnë hapësirat e përshtatshme për të bërë pjesë edhe vëzhgues apo përfaqësues të medias. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut uron që kjo situate të mos jetë e krijuar për të manipuluar në mënyrë që të ketë përplasje gjatë numërimit të votave.
A.P/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com