PD,Ademi:Drogë shqiptare kudo në 
Europë, qeveria sulmon opozitën

PD,Ademi:Drogë shqiptare kudo në <br />Europë, qeveria sulmon opozitën
TIRANË - Deputetja e PD, Voltana Ademi ka dalë në një deklaratë për mediat duke përmendur operacionet për drogën e kapur në vendet fqinje tha se “Qeveria, duke u vetëdenoncuar çdo ditë si pjesë e kartelit të drogës, nuk merr asnjë masë, nuk jep asnjë shpjegim, nuk mban asnjë përgjegjësi.”

“E vetmja gjë që bën qeveria në këto ditë të vështira për Shqipërinë e damkosur nga droga, është sulmi ndaj opozitës.”-tha deputetja Ademi duke theksuar se “Çdo ditë kapen qindra e mijëra kilogramë drogë shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, dhe çdo ditë qeveria shqiptare sulmon opozitën.”

Kjo situatë si deputetes Ademi vetëm sa e rëndon më shumë pozitën e Kryeministrit dhe se sulmet ndaj opozitës janë përpëlitje instiktive të një kryeministri në krizë.
“Zgjidhja e vetme e krizës së madhe të drogës, është largimi i Kryeministrit një orë e më parë.”-përfundoi deklaratën e saj Voltana Ademi

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja