PD akuzon Bindjen Demokratike: Patericë e Ramës, kandidati i saj u emërua nga Rilindja

PD akuzon Bindjen Demokratike: Patericë e Ramës, kandidati i saj u emërua nga Rilindja

Izmira Ulqinaku

Ish-deputetja demokrate Izmira Ulqinaku ka dalë ditë e sotme në një deklaratë për shtyp ku ka ngritur akuza ndaj Bindjes Demokratike dhe Partisë Socialiste se kanë ngritur një komplot për të prodhuar një proces zgjedhor farsë. Ulqinaku tha se Bindja Demokratike është një patericë e regjimit të Rilindjes duke akuzuar drejtpërdrejtë kandidatin e saj Pjerin Spathari  se tashmë është emëruar nga Rilindja drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.

"Bindja Demokratike nuk është opozitë as në votimet fallco të Edi Ramës, as në parlament, askund.

Farsa e 30 qershorit ishte prova e qarte se Rilindja  dhe Bindja  jane nene  e bije.Kush ka patur keqkuptimin apo ka menduar ndryshe sot po i japim fakte se simbioza mes tyre është e pandashme..

Bindja pra është patericë e regjimit kriminal të Rilindjes si ne votimet  fallco ashtu edhe ne vazhdim. Kështu është si në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.

Pjerin Spathari kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe, tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të Rilindjes. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit.

Misioni i ODIHR-it, i ka vënë regjistrimit të Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin vulën e paligjshmërisë.

Shkodra e braktisi Edi Ramën dhe opozitën falso. Procesverbali i orës 11.00 të datës 30 qershor provon manipulimin kriminal, me pesë-fishim të numrit të votuesve. Edi Rama ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8%, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve.

30 qershori është i pavlefshëm, është nul, në kundërshtim me dekretin e Presidentit.

PD është e gatshme t’u japë shkodranëve dhe shqiptarëve atë që presin dhe meritojnë, ndryshimin. Për ta kthyer mazhorancën refuzuese të 30 qershorit, në mazhorancë për ndryshimin", deklaroi Ulqinaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 14/07/2019 15:58

    Hani m..... ju ben mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë