COVID-19, qeveria rrit stokun! Blen respiratorë, kite dhe reagentë  

COVID-19, qeveria rrit stokun! Blen respiratorë, kite dhe reagentë  

Dy vendimet e qeverise shqiptare

Qeveria ka miratuar aktin normativ për të blerë kite dhe reagentë për kryerjen e testeve të COVID-19 dhe respiratorë për të rritur stokun në spitale, nëse vendi përballet me një fluks më të madh të infektuarish. Në lidhje me respiratorët që do të blihen, do të jenë të ndarë në dy modalitete për të rritur dhe fëmijë për  COVID -19.

'Miratimin  e  kontratës  me  objekt  “Furnizim vendosje respiratorë me dy modalitete për adultë dhe  moshë  pediatrike  për  COVID-19”, me  palë Ministrinë e Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes  Sociale dhe operatorin ekonomik“TBS 96”, sh.p.k.,  të zhvilluar   me   procedurën   e   drejtpërdrejtë   të prokurimit,sipas  tekstit  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi.a', shkruhet në vendim.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 8 fëmijë të prekur me koronavirus, të cilët e kanë marrë atë nga prindërit e tyre.  Ndërsa nga të infektuarit në spital janë shtruar 77 persona, 73 te Spitali Infektiv ku 7 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar dhe 4 të tjetër tek spital COVID 2 'Shefqet Ndroqi", ku 2 ndodhen të intubuar.

Qeveria ka miratuar dhe asgjësimin e mbetjeve për trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 të kiteve dhe produkteve të tjera të përdorura gjatë trajtimit dhe shërbimit që marrin këto pacientë.

"Miratimin  e  kontratës për  lotin 2 me  objekt  “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku    marrin    trajtim    pacientët    me COVID-19  për  QSUT”, me  palë  Ministrinë  e Shëndetësisë     dhe     Mbrojtjes     Sociale     dhe operatorin     ekonomik  “ECO  RICIKLIM”, sh.p.k., të zhvilluar me procedurën e drejtpërdrejtë  me  objekt  “Blerje  kite  dhe reagentë, evadim mbetje anti COVID-19 ndarë në dy lote”, sipas  tekstit  që  i  bashkëlidhet  këtij vendimi", shkruhet në vendim e qeverisë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë