Fiktiviteti në anëtarësi është evidentuar si një ndër shkaqet që sollën e humbjen e Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Në këtë përfundim kanë arritur drejtuesit e Partisë Demokratike, dega Vlorë gjatë analizës për zgjedhjet. Kreu i FRPD-së, Atird Hoxha, pohoi se procesi i anëtarësimeve ka qenë kryesisht fiktiv dhe kjo ishte ndër arsyet kryesore që solli humbjen e kandidatit demokrat, Genc Deromemaj, përballë kandidatit të majtë Dritan Leli.
Nga Tirana për këtë mbledhje kishin mbërritur Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, Koordinatori politik i qarkut Arben Ristani si dhe të deleguar nga qendra si, Fatbardh Kadilli, Reila Bozdo dhe Liljana Elmazi.
Pjesa më e madhe e mbledhjes u zhvillua pa praninë e medias, ndërsa mësohet se debatet nuk kanë munguar. Disa prej të pranishmëve ngritën shqetësimin e neglizhencës së disa prej anëtarëve të kryesisë ku nuk munguan dyshimet për pazare votash.
Kishte të tjerë që problemin e panë tek kandidati Genc Deromemaj, i cili sipas tyre ishte i ri dhe pa përvojë. Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë rreth, Moisi Meminajt, iu kërkua të bëjë një ristrukturim të kësaj force politike.
Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, u bëri apel demokratëve vlonjatë për bashkim.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com