
Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.
Sipas PD, kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.
“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg, që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, thuhet në reagimin e PD.
Lajmi kryesor:
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Berisha: 77 mënyra për ‘mosbindje civile’, radhën e ka Shkodra e Durrësi! Skenar ngujimi, greva e bllokime permanente rrugësh












