PD, Basha: E takoj Ramën kur të
zbatojë vendimet e Kushtetueses

PD, Basha: E takoj Ramën kur të<br />zbatojë vendimet e Kushtetueses
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike deklaron se opozita do të kërkojë zbatimin e vendimit të gjykatave dhe tërheqjen e mazhorancës nga goditja e institucioneve dhe vetëm atëherë mund të realizohet një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai ka kërkuar nga qeveria dhe Rama që të zbatojë vendimet për “Nëpunësin civil” dhe INUK-un.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha ka deklaruar se, rastet e denoncuara nga opozita tregojnë falsitetin e meritokracisë dhe ekzistencën e një mekanizmi kriminal për emërimet në postet kyçe në administratë
 
Në fillim të fjalës së tij, kreu i PD ka treguar për deputetët se ka lobuar në PPE për dhënien e statusit të Shqipërisë. “Javën e kaluar isha sërish në samitin e radhës të EPP në Bruksel, ku vijova punë tonë konstante në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjen në vijimësi të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Me bindjen se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë ketë”, tha Basha.
 
“Nuk do të kishim e nuk do të kemi zë në Europë po të mos mbrojmë vlerat e lirisë dhe shtetit ligjor. Lobimi ynë për statusin nuk do të kishte vlerë, nuk do të mirëkuptohej, për të mos thënë se do të tingëllonte i turpshëm, nëse ne do të shkonim për të bërë mburojën e shkeljeve të qeverisë apo nëse do të investoheshim për një paqe teatrale në Tiranë gjoja për t’ja hedhur Brukselit. Këtu truket nuk funksionojnë. Demagogjia nuk pi ujë”, theksoi Basha gjatë fjalës së tij.
 
“Letra që kam marrë dhe letra që kam kthyer janë tashmë të njohura për gjithë publikun. Së pari, sa i përket reformës territoriale-administrative, më duhet të ripërsëris se kjo reformë, për vetë rëndësinë dhe përmasat që ngërthen, kërkon si minimum konsensus politik dhe si optimum kushtetues konsensus dhe gjithpërfshirje të publikut.
 
Vetë natyra e reformës e dikton këtë dhe jo tekat, dashja apo mosdashja e palëve. Nëse kundërshtarët tanë vinë te ky qëndrim: mirë se të vinë”, theksoi Basha në fjalën e tij.
Ndërkaq, “së dyti, për kundërshtarët tanë, dialogu, siç mund të jetë shprehje e një reflektimi pozitiv dhe kthimi nga rruga pa krye e arbitraritetit dhe arrogancës, mund të jetë edhe një lojë politike, një manovër meskine për të kaluar një situatë, për t’i hedhur hi syve dikujt, për t’u dukur çfarë nuk janë”.
 
Gjithashtu Basha ka deklaruar edhe kushtet e veta me qëllim që të realizohet edhe takimi mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
“1-Të zbatojnë menjëherë, pa asnjë hezitim dhe ekuivok vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil dhe INUK-un. Të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit për kthimin në vendin e tyre të punës të të gjithë burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave të administratës publike të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Basha.
 
“Raprezalja e nisur që në tetor të vitit të kaluar ka bërë kërdinë, ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot me intensitet të lartë. Ligjvënësit e opozitës i kanë kërkuar zyrtarisht informacion të gjitha ministrive që prej datë 19 shkurt mbi largimet nga puna dhe rekrutimet e reja në administratën e tyre dhe të institucioneve të varësisë.
 
Pesëmbëdhjetë ditë është afati ligjor për të kthyer përgjigje, që do të thotë se me 6 mars duhej ti kishim në dorë të gjitha të dhënat e kërkuara. Deri më sot, informacioni është dhënë vetëm nga dy ministra pa portofol dhe pa administratë si dhe nga tre ministri, prej nga rezulton se janë larguar rreth një mijë nëpunës, tetëqind prej të cilëve vetëm në Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi gjatë mbledhjes me deputetët e grupit të PD-së, kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)