PD, Basha rikthen në kryesi
Arben Imamin e Jemin Gjanën 

PD, Basha rikthen në kryesi<br />Arben Imamin e Jemin Gjanën 
Kryesia e PD ka marrë disa vendime të rëndësishme, përsa i përket riorganizimit të strukturave të saj. Pjesë e vendimeve të sotme ka qenë edhe kooptimi në kryesinë e demokratëve të 5 anëtarëve të rinj.

Anëtarët e rinj që i shtohen kësaj kryesia do të jenë, Arben Imami, me cilësinë e drejtuesit të Bordit “për Liri dhe Demokraci”, Halim Kosova, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të “Pastërtisë së Figurës dhe Dekriminalizimit”, si edhe e tre kryetarëve të bashkive kryesore të PD, Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës, Fran Frrokaj, kryetari i bashkisë së Lezhës dhe Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit. Gjithashtu, në kuadrin e ristrukturimit të PD-së, kryesia e PD-së, ka miratuar edhe ngritjen e departamentit për “Kontribute Historike”, kryetar i të cilit do të jetë Jemin Gjana.
 
Ndërkaq, vendime të tjera janë ngritja e Grupit të Punës “Ad Hoc” i cili do të përgatisë propozimet për çdo degë, për riorganizimin e funksionimit të partisë; miratimin e Strukturës së Ekipeve që do të ndjekin pranë degëve, “Analizë-Riorganizimin”; miratimin e ngritjes së Sekretariatit Politik për hartimin e Programit qeverisë të PDSH-së; si edhe miratimin e Udhëzimit për “Hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e organeve drejtuese të FRPD”.

Redaksia Online
(l.q/f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh