Partia Demokratike i është rikthyer akuzave për ata që i quan 'Trekëndëshi i Bermudës', Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.

"Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng. Ne kemi zgjedhur të ndërtojmë të ardhmen me të mirë", thuhet në postimin e PD, i cili shoqërohet edhe me një video.

Kujtojmë se dje Partia Demokratike u shpreh se Presidenti Ilir Meta është në aleancë me Sali Berishën pasi me deklaratat e tij e tregoi hapur se pati edhe rol aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore protestën e 8 janarit, duke ju referuar telefonatës me Belind Këlliçin të presidentit, ku e udhëzonte si të protestonte para selisë. Aleanca mes Metës dhe Berishës, ka vetëm një qëllim sipas PD-së, për të shkatërruar këtë parti, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka vijuar fushatën e saj duke denoncuar dhunën që u përdor në protestën e 8 janarit, pavarësisht pretendimeve të Sali Berishës dhe Flamur Nokës që e quajnë një protestë paqësore. Përballë pamjeve, PD ka nxjerrë edhe deklaratat kontradiktore që dhanë një ditë më parë pas daljës nga Prokuroria deputeti Flamur Noka dhe ish kryeministri Sali Berisha. Teksa ë video jepen momente të protestuesve teksa shqyejnë derën e selisë, thyejnë xhamat, PD-ja thotë se e gjitha kjo vjen si pasojë e hallit të madh që e ka zënë Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja.

Ndërkohë që Sali Berisha deklaroi doli para prokurorëve dhe informoi hetuesit mbi atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës,teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme. Ish-kryeministri nuk specifikoi datë për protestën e radhës, por ndërkohë deklaroi rikthimin e takimeve me qytetarët që do të nisin të dielën nga Shkodra.  Po ashtu dje dha dëshminë e tij në Prokurori edhe Flamur Noka, i cili tha për mediat se u mor në pyetje me urdhër të 'pengmarrësit të PD-së'.