PD: Buxheti 2020 nuk është pro-biznes por pro-oligarkë!

PD: Buxheti 2020 nuk është pro-biznes por pro-oligarkë!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me 'Buxhetin 2020', ku sipas tyre ky buxhet është favorizues për oligarkët. PD ka reaguar me anë të ish deputetes Jorida Tabaku e cila shkruan në rrjetet sociale se me projektin e fiskalizimit, bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë të paktën 1 mijë euro shtesë.

Në reagimin e saj Tabaku tregon se ka bërë disa takime me biznesmenë, ku sipas saj shumica prej tyre nuk kishin mundësi që të mbanin kosotn e qirasë dhe jo më të paguajnë për fiskalizimin.

Statusi i plotë:

Buxheti 2020 nuk është pro-biznes por pro-oligarkë!

Bizneset vazhdojnë të vuajnë qeverisjen e keqe të Ramës dhe kësaj mazhorance. Ata vuajnë krizën e shkaktuar nga taksat e larta, mungesa e konsumit, gjendja e mjerueshme e qytetarëve dhe abuzimeve të administratës tatimore. Vendi është në kufirin e fundit për shkak të politikave të këqija, në pragun e një depresioni dhe dimri të ftohtë.

Sot bashkë me Oriolën, Mateon dhe Andian vizituam disa prej tyre në Rrugën e Dibrës, shumica nuk kishin mundësi të mbanin kostot e qerasë dhe taksave por që do u duhet të paguajnë kostot e të ashtuquajturit “fiskalizim”. Të dënuar t’i rrisin kostot e një programi kompjuterik, së paku një firme dixhitale, një printeri fiskal ato do të paguajnë nga xhepi i tyre së paku 1 mijë euro shtesë.

Sakaq, kriza që ato ndjejnë mbi kurriz bëhet më e rëndë si pasojë e rënies së konsumit dhe blerjeve. Dimri i madh tanimë do rëndojë mbi xhepat e tyre për shkak të makutërisë së qeverisë, keqpërdorimit të taksave dhe abuzimeve me politikat fiskale. Oferta jonë për taksa të ulëta, politikë administrative në favor të biznesit dhe shpëtim nga kriza që po robëron dhe zbras Shqipërinë u dëgjua me dëshirë. Tashmë edhe bizneset më skeptike e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë, kjo qeveri nuk punon për bizneset por për oligarkët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balona tabake: 14/12/2019 17:10

    O balona tauke jorida makute na trego içik për babën tat që sla gjo pa vjedh se si u bo ai zengjin kur nga partia e punës [ SUMËS ] Ishte pa brek në byth si gjith Shqiptarët. Si u bo ai i pasur kto trgoi Shqiptarve ti o balona tabake leri mashtrimet se gjoja ty të dhimben Shqiptaret o palaço.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë