PD: Daja i ministrit Veliaj ndërton
pallat pa leje në Urën Vajgurore
Dasma, PD: Veliaj të japë dorëheqjen

PD: Daja i ministrit Veliaj ndërton<br />pallat pa leje në Urën Vajgurore<br />Dasma, PD: Veliaj të japë dorëheqjen
Koordinatori i Partisë Demokratike për denoncimet, Ervin Salianji ka denoncuar ditën e sotme atë që sipas tij është një ndërtim  pa leje në Urën Vajgurore. Sipas Salianjit ky pallat është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, por punimet vazhdojnë në të pasi është në pronësi të një familjari të ministrit Veliaj.
 
“Jemi sot këtu për të denoncuar këtë ndërtim klientelist, korruptiv, e që i vendos minat nga themeli shtetit të së drejtës. Kam këtu vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shfuqizon aktin administrativ të njësisë vendore Ura Vajgurore, dhe i jep të drejtë Inpektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe një personi të tretë, i cili ka kërkuar që ky ndërtim të mos bëhet.”- deklaroi Salianji nga Ura Vajgurore mbi këtë rast.
 
Ky ndërtim, pretendon Salianji, është klientelist pasi pronësia e këtij objekti i përket dajës së Erion Veliajt që është dhe kryetari i Baëshkisë së Urës Vajgurore. Salianji përmend dhe faktin se ky ndërtim është bllokuar prej 3 vitesh, për ti rinisur punimet vetëm para 6 muajsh, pas ndërrimit të qeverisë.
 
“Prej 3 vitesh ky ndërtim është ndaluar në përputhje të plotë me legjislacionin dhe vendimin e gjykatës. Para 6 muajsh, pas ndërrimit të qeverisë, ky ndërtim klientelist po vazhdon të ndërtohet për të vetmen arsye, se ky ndërtim bëhet nga i afërmi, nga daja i Ministrit të Miqërënies Personale.”- u shpreh Koordinatori i PD, Salianji, mbi rastin në fjalë.

ndertimi ura vajgurore
 
Pallati në fjalë, sipas Partisë Demokratike, ishte kontestuar më parë nga INUK. Gjithashtu ky i fundit fitoi gjyqin me Bashkinë e Urës Vajgurore, dhe leja e ndërtimit u shpall e pavlefshme.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën