PD del krah Metës, Vokshi: Vendimi i Presidentit për të kthyer paketën anti-shpifje, i drejtë! Ne do t'i anulojë

Partia Demokratike ka dalë krah presidentit Ilir Meta për sa i përket  kthimit të dy ligjeve për mediat mediat duke e cilësuar si një hap të duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Sipas ish-deputetes demokrate, Albana Vokshi,  ky është një vendim i drejtë ndërsa shton se një kryeministër normal do të reflektonte dhe do të tërhiqej nga ligji antidemokrat.

" Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë. Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t'i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. " tha Vokshi.

Më pas Albana Vokshi shton se Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e asaj që ajo e quan një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin.

"Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkëdrejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Edi Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin, të vërteten për mijëra familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre." tha ndër të tjera Vokshi.

Sipas Vokshit, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti. Më pas ajo duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, thotë se angazhohet për të anuluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin.

" Sot, kur duhet të dalin para drejtësisë zyrtarë të kësaj qeverie përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë, Edi Rama e ka domosdoshmëri të fshehë të çdo gjurme të krimit shtetëror, duke censuruar median. Edi Ramës i duhet censura ndërsa po përgatit vjedhjen e rradhës, këtë herë përmes koncesioneve e tenderave mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.Në kohën kur njeri pas tjetrit po faktohen me të shkuar kriminale personat e emëruar prej Edi Ramës në krye të Bashkive, ai e ka domosdoshmëri censurën me ligj të mediave. Sot kur drejtësia duhet të veprojë për të dënuar zyrtarët e përfshirë në blerje votash, lidhjet me krimin, që janë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave, Edi Ramës i duhet një mekanizëm ndëshkimi për këdo që thotë të vërtetën. Në kohën kur i duhet të përmbushë detyrimet e Bundestagut për hapjen e negociatave, duke nisur me reformën zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, Ramës i duhet vetëm propaganda e tij dhe heshtja e çdo ujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin.Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti.  Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë.Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim. Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin" përfundoi Vokshi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 13/01/2020 22:46

    Kur flet kjo buce gjithe qente krekosen e ngrefen

    Përgjigju
  • Xha Teme: 13/01/2020 15:32

    Kam nje propozim. Partise SHQUP tja kthejme emrin ne Partia e Shpifjes Demokratike. Ka ndonje kundershtim per kete emer???

    Përgjigju
  • GRUAJA ME FYTYR BURRRI: 13/01/2020 15:24

    Kjo fytyra burrrit të shëmtuar albana hajdute vokshi është shëmbëlltyra e pisllikut e maskarallikut. Kur mendon kjo se do kthehet prap në pushtet me gjith ato të zeza që kto monstra i kan bër Shqiptarve. PTY RAC PISE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë