PD dhe aleanca e re për zgjedhjet e lira/ Bardhi: Boll më me Shqipërinë që duan ata!

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi ditën e djeshme t’i propozojë Këshillit Kombëtar krijimin e një “aleance qytetare për ruajtjen e demokracisë në vend”.

Sipas tyre, kjo aleancë pritet të garantojë zgjedhje të lira në vend.

Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se Rama është njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

Sipas tij përgjimet gjermane të BILD, provuan se Edi Rama  e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.  

Ndërkaq Bardhi ka thënë se, Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues do bëjë të mundur garantimin e zgjedhjeve të lira në vend.

“Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.”-deklaron Bardhi

DEKLARATA E PLOTË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMKRATIKE, GAZMENT BARDHI.

Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.

Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale.

Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll.

Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.   

Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan se Edi Rama  e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.  

Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se  për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet avdyljave në të gjithë Shqipërinë. 

Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që  ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre.  

Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë.

Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme. 

Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t'i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze. 

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 11/06/2019 20:58

    Kush deshiron te degjoje nje te marr qe,sheh enderra te kendshme, qeshet dhe trimerohet kur zgjohet.Ky I manget politik e kombetar me soji e tij, Shqiperine e duan te vjedhur te palckitur,te varfer e te posh trau nga veprimet e kaosit qe ket I deshmuan shqiptareve per tete vejt sundim,varfrimi,droge-Lazariti dhe varsjeve kriminale.Keta ash po "shresojne" ne rikthim te kaosit dhe shpetimin e vete nga pergjegjesia per krimwet e kryera.

    Përgjigju
  • tini: 11/06/2019 16:58

    Moj Gaznebda po ben nje krim kushtetues me ato qe deklaron per aleance per mbrojtjen e demokracise dhe rendit kushtetues.Me kushtetute rendin e ruajne organet legjitime ligj zbatuese se MB,Shish,prokurori dhe gjykata dhe me kryesorja ushtria e shtetit.Cdo organ jo kushtetues eshte i jasht ligjshem dhe perben veper penale.Ju flisni me kete gjuhe se fajin e k shteti qe nuk vepron ndaj dhunes.Protestat jane te ligjeshme dhe te domosdoshme per kontrollin e demokracise por jo dhuna.Gjithe nderkombetaret ju a kane shprehur kete.Hiqni dore nga dhuna, dhe kthehuni ne politike pa ultimatume.Ramen ka te drejte ta largoj vetem populli

    Përgjigju
  • Qytetari dixhital: 11/06/2019 16:38

    Po krijoni komitet e shpetimit kombetar so ne 1997 me sa shoh tek ju pederasta.

    Përgjigju
  • Ilo: 11/06/2019 16:26

    He moj demokraci leshi cna bere me te mbajte peng edhe ky p*d*r*st vetem ne Shqiperi dhe Holande na ndodhin keto gjera ky do megjithe lulushken nje hu ne tajare

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/06/2019 15:53

    Po b...q.... Kavahes ta mbish mendjen pika ne pulitikane mortja tu haje e pak eshte

    Përgjigju
    • Mire: 11/06/2019 18:28

      Po pse mo pedo se ju jeni me mire se qeveria kurre ju po luftoni per vete ju mbaruan leket ne proteste vetem perpara i them edi rames mos kthe koke as majtas as djathtas

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë