
Kryetari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar në lidhje me refuzimin e KQZ për të zbatuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ashtu si edhe zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili edhe Ivi Kaso e ka quajtur një 'puç institucional' refuzimin nga KQZ.
"Refuzimi i pashembullt i KQZ, për të zbatuar dekretin e Presidentit të Republikës, është hapi i parë i një puci institucional! Asnje akt i mëtejshëm lidhur me zgjedhjet s'mund të jetë i ligjshëm dhe i vlefshëm për sa kohë s'ka datë të dekretuar për zgjedhjet!" ka thënë Ivi Kaso.
Kujtojmë se katër anëtarët Denar Biba, me cilësinë e nënkryetarit, Rezarta Bitri, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi e quajtën "nul" aktin normativ të presidentit Meta.
Lajmi kryesor:
Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga politika, PD e LSI: Puç institucional












