'Vendoret'/ Sula në Real Story: Basha do rikthehet, nëse Berisha ka rezultat do shkoj tek ai! Transporti publik? Kandidati i Foltores në Vorë: S’premtoj mrekulli

TIRANË- Lufta civile e partisë demokratike u analizua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Real Story me gazetarin e Report Tv, Sokol Balla.

Deputeti i anuar nga kampi i Alibeaj, Dashnor Sula u shpreh sot se në rast se Berisha merr rezultate pozitive në zgjedhje, do shkojë pranë tij. Ndër të tjera, ai beson se do të ketë edhe një rikthim të Lulzim Bashës në politikë, përplasja e së cilit me ‘të atin’ politik, Berishën, shkaktoi një luftë brenda demokratëve. Sula thotë se shkaku i kësaj ndarjeje të thellë brenda selisë blu ka qenë pjellë e elitave politike, e jo dëshirë apo ambicie e demokratëve të thjeshtë.

“Në çastin e fundit që u kërkua dhe u vendos që të ketë kandidat aty doli buluar gjithë skema, dhe ky është problemi.

Edhe deputetët në masë ishin shumë, por më pas ikën sepse e panë. Basha kërkon rikthimin dhe për mua është fatkeqësi për demokratët.

Këta duan të rrinë me patjetër në politikë, sepse janë pengje. Unë s’jam i askujt. Mund ë bëhem pjesë e Berishës nëse rezultati i Berishës është pozitiv për PD. Unë i kërkoj ndjesë, kam shumë shpresë. Mbi 20 bashki, është rezultat shumë i mirë për shembull. I kam thënë që mos nxjerrin 61 bashki, që pala tjetër të mos ketë alibi pse humbëm.”- tha Sula.

Ndërsa analisti, Minxhozi e sheh problemin tek rikthimi i Metës, i cili nga velloja e kreut të shtetit veshi këpucët e opozitarit duke i ndërruar emrin e logon e partisë por edhe të Berishës, beteja e së cilit është me një status fatal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kanë ndodhur dy rikthime të mëdha, Presidenti si kryetar partie dhe Berisha në politikë pas Non Gratës. Pra procesi i rikthimit, mishërohet te këto figura të vjetra e më pas te Luli dhe të tjerët...

Për kampin tuaj, Basha është fenomeni i tretë negativ. Në këtë rast është Berisha, Meta dhe Basha. Kur se lirojnë zyrën këta të mëdhenjtë, a nuk ka më shumë vend kur dy kalorësit e mëdhenj që bëjnë lojën e pisët. Berisha duke i prishur gjeneratën e re politike, Berisha nuk di të ofrojë asgjë të re, ai të mban në vitet 90-të.”- tha Minxhozi.

I njëjti këndvështrim si Berisha ka edhe kandidati i tij për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha i cili tha se PD e vulës, është bërë palë me Ramën, me argumentin se kundërshtia ndaj Bashës është bërë më herët se të ishte përçarja e madhe. Edhe pse pajtohet me Berishën për retorikën e tij politike, nuk ka të njëjtën qasje si Këlliçi për të marrë Vorën. Ai e cilësoi transportin publik falas si pjesë të premtimeve ‘mrekulli’ ndërsa shtoi se nuk e ka si synim këtë për Vorën.

‘Ata (PD e Alibeaj) janë bërë palë me Ramën.

Bashën në krye të PD e vunë demokratët me ndihmën e Berishës. Por, ne e kemi kërkuar dorëhqejen e Bashës. Aso kohe i kam kërkuar edhe Berishës të na jepte mendimin e tij për të. Se kam pasur asnjëherë problemin me Berishën. (...) Përveç non gratës, mendoj se është motorio që opozitën mund ta kthejë në fituese. Nukka transport publik në Vorë. Për ccdo të ri që është student që ëshët në Tiranë, bashkia do mund t’i japë abone. S’premtoj mrekullira.’- tha Hoxha.

Edhe sa i takon komentatorit Edvin Kulluri, Këlliçi ka bërë një premtim që s’ka lidhje me PD-në.

‘Këllicci ka bërë gafë të rëndë se ka bërë një premtim që s’ka lidhje me PD. Po ne këemi dhe një kryetar bashkie që s’po lë cep të Tiranës pa ndërtuar. Tirana ka mbaruar s’ke çfarë i bën më. Nuk del dot në ballkon se merr pultin dhe ja ndez televizorin komshiut. Këllici përfaqëson në mënyre perfektë vazhdimësinë e kësaj.’- tha Kulluri.

Minxhozi shtoi se vetëm drejtësia do mund të shpëtojë vendin nga kjo politikë e korruptuar.

‘Vetëm drejtësia përballë kësaj politike të korruptuar deri në kapilar do mund të jepte një zgjedhje.’- përfundoi Minxhozi.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur