PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'

Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës. Elzi thotë se Duma nuk e i ka këto sulme për parime demokratike, por për të shkrua më lehtë në krahë të Berishës.

"Sistemi politik që është ndërtuar mund të lëvizin se nuk kanë staturë janë bërë si ekipet e futbollit ku lëvizin nga një skuadër në tjetrën. Politika nuk funksionon kështu. Duma është modeli i rrugës që ka ardhur deri këtu, nuk njeh parimet  dhe po e përdor si trampolinë këtë situatë në PD për të shkuar te zoti Berisha. Nuk po e bën se kjo ka parime dhe Berisha fare mirë i merr këto, pasi ai e konsideron politikën si shumatore dhe jo si frymë", tha Elezi.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja e konsideroi edhe më të rëndë faktin se Basha nuk kishte komisionerë në zgjedhje. Madje ai shkoi deri aty sa  tha se edhe ato komisionerë që kishte Basha nuk kishin lidhje me PD pasi kishin shkuar për të mbrojtur votat e kandidatë të PD dhe vetë kishin votuar kandidatin e Berishës.

"6 marsi ishte rasti ku Berisha dhe Basha nuk ishin bashkë dhe Basha duhet t'i bënte thirrje demokratëve jam pa Berishën dhe votoni. Dhe ua bëri e ata votuan dhe doli i treti në zgjedhje. Ky pse ka qenë me Berishën ka pasur atë rezultat dhe 6 marsi e tregoi këtë. PD të mos ketë komisionarë është e rëndë. Komisionerët e PD në Durrës ishin njerëz që nuk kishin lidhe me PD, ata shkuan për të mbrojtur votat e Luan Hotit dhe votuan kandidatin e Berishës", tha Kalaja.

Në zgjedhjet e 6 marsit, koalicioni i Berishës me Ilir Metën doli forcë e dytë, duke e spostuar Lulzim Bashën në të tretin në një rezultat më shumë se dramatik, më të dobëtin e 30 viteve. 'Shtëpia e Lirisë' fitoi në Shkodër dhe doli forcë e 2 në 4 bashki të tjera, duke u mundur nga Basha vetëm në Rrogozhinën. 

Kjo solli zërat brenda PD për largimin e Bashës, gjë që u shfrytëzuar nga Berisha për t'u bërë ftesë dhe t'i bashkohen atij.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë