Zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike do të bëntë forcën më të madhe opozitare në vend 'non grata' në SHBA. Deklaratën e fortë e ka bërë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një intervistë për Top Channel.
Ajo u shpreh se nuk mund ta imagjinojnë një skenar ku ajo apo ndonjë nga pasardhësit e saj të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojnë për kafe me dikë që është shpallur 'non grata' nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.
“Nuk ka për të ndodhur. Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, deklaroi Kim.
Kjo deklaratë e ambasadores amerikane vjen në një moment kur pritet që Sali Berisha të dorëzojë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ai më parë ka shpallur edhe kandidaturën për kryetar të PD.
Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundë Lulzim Bashës i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.
Ne disa prej komenteve me poshte,po shikoj nje <<zgjim patriotizmi dhe krenarie kombetare>> qesharake.Amerika nuk nderhyn ne vende ku sistemi i drejtesise funksionon sic duhet.Kemi degjuar per politikane te rendesishem evropiane qe kane patur nje karriere te shkelqyer politike,disa bile te njohur dhe ne ngjarje te rendesishme politike e historike per vendet e tyre dhe Evropen,po ashtu, kemi pare dhe renien e tyre spektakolare, vecanerisht kur drejtesia i ka vene ne shenjester per arsye te ndryshme.A keni pare ndonjehere amerikanet te reagojne per keta persona dhe partite,apo levizjet qe ata perfaqesojne,sic po reagojne per Berishen dhe PD ?Besoj se ne vendet e tyre,keta politikane kane perkrahesit e tyre,besoj qe dhe ne keto vende,mund te zgjoheshin nga letargjia <<patriotet>>, qe papritur mund te kujtoheshin per sovranitetin e vendit dhe partise,por kjo nuk ndodh,sepse sistemi i drejtesise funksionon mire dhe me shpejtesi dhe nuk lejon te trashet puna,sa te nderhyje Amerika.Dhe vete te diskretituarit ne fund nuk mbahen me thonje e me dhembe pas partive dhe posteve mbasi kane me sens se sa <<te padeshiruarit>> tane, shokeve te tyre dhe sejmeneve te tyre, qe kane mendesine e autokrateve lindore-orientale per nje pushtet te pakufizuar,te pa kontrolluar,te pa kushtezuar dhe te perjetshem.
PërgjigjuE ke shume te corganizuar organizimin e fjalive, Iris. Amerika ka mbi 300 milion banore, dhe as qe u bie ne mend jo per Sali e Edvin por as per Shqiperi. Nje ambasadore nuk eshte SHBA. Sot ajo i mban shpatullat Rames, neser i fut brrylin. Nga standarti i "korrupsionit" nuk ka me etalon sesa ai i Donald Trump: filloi detyren me korrupsion, u hetua diten e pare dhe deri diten e fundit. Ish drejtori i FBI, ne 2018 dha nje profil shume te plote dhe futi nje te lexuar qe te mos flasesh pa fakte. Zonja e ambasades duhet te jete korrekte, e paanshme dhe larg konsiderimeve partiake. Patriotizem eshte dashuria per vendin tend, jo te botes, qofte ky Shba apo kushdo.
Sot, me ne fund, kuptuam qe znj. Yuri Kim eshte inkompetente dhe teper e politizuar. Se pari, Shba apo ndonje shtet tjeter, nuk angazhohet me individe apo organizata politike por me shtete. Ajo eshte perfaqesuese e Presidentit te SHBA ne Shqiperi, kredencialet e te ciles konfirmohen nga Kreu i Shtetit reciprocikisht. Si duket, zonja nuk ka lene rregull dhe protokoll diplomatik pa shkelur dhe, meqe nuk eshte ndershkuar, thellon me tej ato. Se dyti, e ardhmja nuk eshte ne doren e zonjes dhe ajo nuk ka te drejte paragjykimi. Valle nuk e di zonja qe Gadafi ishte terroristi nr.1 i SHBA, por Bush 2 e shpalli mik dhe e hoqi nga lista. Ose muxhahedinet e MEK, Bushi 2 i vendosi ne liste si organizate terroriste, ndersa Obama i hoqi dhe sot zonja i puth e perqafon madje edhe lobon! Te vjen keq, kur nje shtet i madh si SHBA perfaqesohet ne nivel kaq te ulet.
PërgjigjuMeqe qenka puna keshtu, edhe Republika e Shqiperise duhet te shpalli Non-Grata Trump, sepse i ka fituar zgjedhjet e kaluara me ndihmen e Rusise, si dhe Biden qe ka marre para nepermjet djalit te tij nga kompani Kineze dhe Ukrainase per ti mbeshtetur ne Usa.
PërgjigjuALBANIA NUK ESHTE SKLLAVE E AMERIKES-BOLL SE PO E TEPRONI DUKE FUTUR HUNDET DHE I KENI VENE ZJARRIN BOTES DHE PASTAJ I BRAKTISNI!se cfare zgjedhin Shqipetaren ne shtepin e tyre nuk varet nga ty,por nga e drejta e LIREEEE e cdo kombi,prandaj STOP Skllaveris se ju keni nevoj per skllever dhe ignorant varfanjaker ti shrytezoni....etj,etjjj
PërgjigjuPo lere çfare thote Kimetja, ajo te shpalli non grata veten e vet
Përgjigjuhallall roga qe te paguajme o Kim! se cfare presin ajo rini bukuroshe qe ulet nga prapa foltores, nga nje shkaravine qe flet ulur para tyre, une nuk e kuptoj dot. figura me e shformuar dhe me e keqe e ketyre 30 viteve tranzicion, Sal Berisha, duhet te zhduket nga syte e te ardhmes shqipetare.le te mare me vehte dhe te gjithe ata qe i shkojne pas, nuk na prish pune. shyqyr qe nuk do e shohim perseri ne Russian Tea Room kur vinte ne NY e pallonte budalleqe nga me te ndryshmet.
PërgjigjuTe jemi realiste dhe te flasim ashtu sic eshte situata dhe jo ne baze te tifozerive partiake. E para e punes, ç'pune ka ambasadorja e nji vendi te larget qe kercenon me distancime partish??!! Ne fund te fundit SHBA-te jane goxha larg dhe ne pretendojme te jemi pjese e BE. E dyta pse nuk del asnjeri ti tregoje zonjes ambasadore se ne rreshtat e pare te kushtetutes se Republikes se Shqiperise shkruhet se jemi SHTET SOVRAN DHE I PAVARUR, pra duken pak si shume jashte kontekstit kjo futja e hundeve vend e pa vend e zonjes KIM. E treta meqe u fliska per korrupsion te ish kryeministrit, gje qe sdo shume inteligjence qe ta kuptosh dhe meqe SHBA-te paskan dosje e prova mbi korrupsionin galopant ne vend, atehere pse nuk flitet dhe nuk shpallen non grata dhe ILIR META, ILIR BEQJA, SAJMIR TAHIRI, EDMOND HAXHINASTO, QAZIM SEJDINI dhe shume e shume emra te tjere pushtetaresh te lidhur ngushte me korrupsionin dhe krimin??!!! Pra zonja KIM per mendimin tim personal duhet te shpalle liste te gjate personash meqe sipas saj SHBA-te kane prova per gjithkend dhe gjithcka edhe pse mduket dicka nonsens qe nji shtet tjeter dhe per me shume ne nje kontinent tjeter ku Shqiperia ska lidhje fare, te nderhyje ne politiken e vendit tone. Pra ose hap listen me kto super te korruptuar sepse llogjikisht ku ka indicie, SHBA-te paskan prova, gjithmone me te thenen e tyre ose mos te nderhyjne dhe kshtu jemi me te qete nga kto akuzat e ndersjellta politike shqiptare-ambasade amerikane
Përgjigjukjo do erdoganin ta ktheje me pako poste ne Guam. Cmenduri sesi nje ambasador fut hundst ne punet e brendshme ,cmenduri (sme plas fate per berishen) ......
BRAVO KIM...THANK YOU FOR ARRIVING IN TIRANA...POR NUK ESHTE VETEM SALIU PER NON GRATA ME PD...ATY JANE 100 TE TJERE EDHE BASHA META -KRYEMADHI QE DUHEN SHPALLUR NON GRATA..HAJDUTE TE FELLIQUR. ..NDYRESIRA....QE KANE VJEDHUR LEKET E POPULLIT TONE TE VUAJTUR...
PërgjigjuNe Shqiperi kemi nje ish-president dhe ish-kryeminister, partia e te cilit u perpoq te fuste vendin ne nje krize te thelle politike duke bllokuar zgjedhjet lokale. Madje kishte edhe kercenime se opozita nuk do lejonte qe zgjedhjet te ndodhnin, por pas paralajmerimeve te nderkombtareve taktika perfundoi thjesht ne disa grupe te vogla para qendrave e votimit qe ironizonin me votuesit. E njejta parti organizoi protesta te dhunshme, m molotova dhe me kapsolla, te nxitura dukshem nga fjalori kercenues i politikaneve si Sali Berisha. Kercenime te koduara pati edhe per zgjedhjet parlamentare te ketij viti. Element te ndryshem opozitar paralajmeronin skenar me konflikte civile ne rast se opozita nuk fitonte zgjedhjet. Ndaj nuk besoj aspak se ishte rastesi data e stervitjes ushtarake me aleatet e NATOs mbas zgjedhjeve. Askush nga fqinjet tane nuk ka bere kercenime ushtarake ndaj nesh, ndaj tregimi i forces me ane te stervitjes ushtarake nuk ishte mesazh per fqinjet. Stervitja ishte per t'u treguar forcave destabilizuese se Shqiperia nuk eshte vetem nese shperthen dhuna. Mos harroni poashtu sa kercenime kane marre te afermit e Izet Haxhise, i cili kerkon ballafaqim ne gjyq me Berishen. Qendrimi i opozites kunder reformes ne drejtesi, me pretekstin se gjoja Rama, Sorrosi dhe ambasadoret po kapin sistemin e drejtesise dhe po e perkeqesojn sistemin eshte poashtu i njohur. Mjafton kaq, pa pasur nevoj te permendim krimet e qeverive Berisha. Cdo gazetar, analist, politikan, apo komentues, qe pretendon se Sali Berisha nuk e meriton shpalljen publike non-grata te Sali Berishes nuk eshte aspak i sinqert. SHBA-te nuk e kane shpallur non-grata thjesht per korrupsion, sepse korrupsioni eshte i perhapur ne gjithe boten. Nuk eshte thjesht ceshtje korrupsioni, por ceshtje e nje individi qe ka kercenuar sa e sa here stabilitetin e Shqiperise. Saliu e ka vertetuar se eshte i gatshem te rrenoj Shqiperine per interesat e tij personale. Analistet ne studio televizive dhe miqte e Saliut ne foltoret e tij qe bertasin "SHBA te nxjerri provat" thjesht nuk duan te pranojn realitetin te cilin e njohim te gjithe pa pasur nevoj t'a thote SHBA. Turp per ata gazetar qe jane kthyer ne avokatet politik te Berishes dhe qe rrezikojn te armiqesojn opoziten me aleatin me te rendesishem. Turp per ata qe mbeshtesin njeriun qe lejoi firmat piramidale, thyerjen e embargos se naftes me Jugosllavine e Miloshevicit ne kohe lufte, grushtin e shtetit te 1998-es, Gerdecin, 21 Janarin, dhe shume krime te tjera te pafalshme.
PërgjigjuO popull i dashur Shqiptar distancohuni nga Salheu se nuk ka shanc kjo parti të mbijetoi po u vu në krye shoku salhe kolera. Thirini mëndjes Shqipria ekziston në saje të Sh. B. A se po të mos ishte ky shtet madhor sot ky shoku salhe e kishte shit Shqiprin siç shiti Detin. Për sa i përket Lulzim Bashës edhe ky duhet qëruar nga pd e dihet vën një djal i ri që kjo parti të heci përpara.
PërgjigjuEdhe demokratet edhe socialistet I voton populli nuk ka amerikan që voton Ketu ! Pra edhe nese US nuk e konsideron Shqiperine, si aleat , kemi gati Kinen pasi Kina sot ka plot mallra dhe eshte me afer Kina me shqiperine sesa USA ! Pra kjo politika e USA ta Shpif! Shiko sot Afganet që u lane rrugeve nga amerika ! Nëse nuk na mbeshtet usa Çfarë do ndodhe ? Paskemi frike nga Greku Nga Serbi Nga Rusia?? Jo more mik se sot eshte ekonomia e lirë sot duhet që shqipëria te hape vete Ambasada në Afrika dhe te investoje ne banka atje dhe te kete influence ! Une personalisht nuk kam plan te votoj as PD as PS por nese një parti ne shqiperi rrit te ardhurat e popullit tob, rrit pritshmerine Atëherë USA duhet të shikoje punen e saj ! Për mua me mirë një mik si Anglia apo Gjermania sesa Amerika që eshte me afer me rusine (gjeografikisht) sesa shqipëria ! Populli shqiptar e ka mbrojt zoti , fati dhe trimeria, mos harro në komunizem u sakrifikuan 3 milion popull për të mbrojt vendin ! Iku koha e perrallave me amerike dhe me gogolë, sot ka ardhur koha që të gjithë liderat e vjeter në shqiperi të largohen por te largohen Nga lider te rinj që jane me T aftë sesa të vjetrit , pra ka ardh koha që Rama Berisha Meta Basha Gjiknuri Lali etj etj të dalim në pension Nga brezi i ri i cili vjen nga Gjermania pra mjeket që kanë shkuar ne Gjermani te vijn si kryeminister Ketu ! Tempus limitus ! Tempus Humanis !
Përgjigju