PD dorëzon në SPAK dosjen për kullën 'Mali i Tiranës' Papa: Denoncojmë bashkëpunimin e oligarkisë financiare me atë politike

Partia Demokratike depozitoi sot në SPAK dosjen për kullën me 65 kate “Mali i Tiranës”, 185 metra e lartë që ka nisur të ndërtohet prapa Teatrit të Operas dhe Baletit aty ku ka qenë e famshmja gropa e "Hajdin Sejdisë' në Tiranë. 

Vetë kryetarja e grupit të këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak të Tiranës, Enriketa Papa së bashku me një grup këshilltarësh demokratë shkuan sot (8 gusht 2023) për të dorëzuar një dosje të plotë denoncuese, kryesisht për mënyrën e financimit për ndërtimin e kulles më të lartë në Tiranë.

Depozitojmë në SPAK kallëzimin e PD-së sa i takon kullës së re të miratuar në një nga lulishtet e pakta që i ka mbetur Tiranës. Kjo është në vazhdën e denoncimit të korrupsionit dhe bashkëpunimit të oligarkisë financiare me atë politike. Ky është hapi i parë. Indicie që ka mbledhur në kuadër të shpërdorimit të detyrës, korrupsion dhe pastrimit të parave.

Papa nuk iu përgjigj gazetarëve kur u pyet se ndaj kujt është bërë kallëzimi por mbajti një premtim politik ndaj qytetarëve të Tiranës. 

Detajet e kallëzimit do të bëhen më tej në një deklaratë zyrtare të PD-së. Prania jonë bashkë me këshilltarët bashkiakë të PD-së është për të treguar që impenjimi jonë në emër të PD-së e qytetarëve të Tiranës që na mirëbesuan do të jetë i vazhdueshëm dhe i pandalur për të denoncuar aferat dhe për ta kthyer Tiranën në një qytet të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kryetarit të bashkisë.

Të parët që reaguan ishin aktivistët që realizuan një protestë të dielën e 6 gushtit tek lulishtja prapa Teatrit të Operas e Baletit. E ndërsa Rithemelimi hesht Lulzim Basha ngre dyshime se përfitues të kullës janë edhe anëtarë të Rithemelimit, duke thënë se kasta 33 vjeçare e politikës është bashkë.

Përmes një reagimi të postuar në facebook i ofroi mbështetje pa kushte drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Lidhur me ndërtimin e kullës 65 kate e lartë, 58 kate mbi tokë e 7 kate nën tokë kanë reaguar dhe deputetë të PD-së, si Jorida Tabaku dhe Flutura Açka.

Açka shkruan se këto kulla janë ‘banka’ e pushtetit të Partisë Socialiste, përmes së cilave sipas saj kryeministri Edi Rama po blen votat, madje sipas saj po blen edhe opozitën që t’iu shiten demokratëve si europianë.

Açka ka një thirrje të drejtëpërdrejtë për SPAK, ku i kërkon që të nisë hetimet se nga vijën financat për të ndërtuar një kullë të tillë.

Është detyrë e SPAK ta djegë atë siguresë e pastaj të shohim se ç’do të ndodhë. T’i marrë me radhē financat e këtyre kullave, le ta nisë nga kjo më e reja që ia mori qendrës së Tiranës një vendth të gjelbër”, shkruan Açka, në një postim në facebook.

Edhe Tabaku inkurajon SPAK që të vazhdojë luftën kundër korrupsionit.

Sot shqiptarët e kuptojnë se kush e lufton korrupsionin e kush bën gjasme, kush flet sa për të kaluar radhën e kush denoncon prej parimeve, kujt i është prekur interesi e kush është trimëruar nga halli. Politika, përpos  SPAK, është shansi për të nxjerrë nga moçali politik Shqipërinë - të hapim rrugën për një politikë ndryshe, si mjet real ndryshimi, me fakte e argumente me zgjidhje që me të vërtetë besojnë dhe punojnë se mund t’i bëjë gjërat ndryshe”, shkruan Tabaku në një postim në facebook.

Projekti “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga  “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin, ndërsa do të zbatohet nga studio daneze e arkitekturës  “Cebra”, që u shpall fituese mes 5 kompanish në garë më 1 tetor 2022. 

Vetë Berisha dje bëri një deklaratë të ngjashme me atë të Shkëlqim Berishës dhe deklaroi se PD-së nuk i dikton dot kush agjendën asaj, përveçse vet, sikundër nuk kërkon t’u diktojë të tjerëve.

“Mali i Tiranës ka ndarë në tre qëndrimet. Një palë që ishte pro ndërtimit që në momentin që qeveria e miratoi projektin. Një palë që është përfshirë në debat e thotë se pas projektit ka lidhje të fshehta të njerëzve të foltores që sipas tyre janë blerë nga qeveria dhe prandaj po heshtin. Ndërsa në grupimin e tretë janë ata që supozohet se janë blerë e deri më tani nuk kanë bërë asnjë hap serioz distancimin e tyre dhe miratojnë në heshtje kullën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:08
'Mali i Tiranës' shkon në SPAK, Basha: Mbështetje pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

1690895145_basha.jpg

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kallëzimi i sotëm në SPAK për Malin e Tiranës është provë besimi e PD-së ndaj SPAK.

Përmes një reagimi të postuar në facebook Basha thotë se ofron mbështetje pa kushte drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

“Për Partinë Demokratike lufta ndaj korrupsionit është e panegociueshme. Ne jemi të vendosur të përballemi me cilindo që ka shkelur besimin e qytetarëve për t’i hapur rrugë interesave korruptive dhe klienteliste, të cilat janë një kërcënim për mirëqenien e shqiptarëve.

Kallëzimi i sotëm në SPAK i malit të korrupsionit në qendër të Tiranës, është provë e besimit të Partisë Demokratike ndaj institucionit më të rëndësishëm të akuzës. Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë është dëshmi e vullnetit tonë politik për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të inkurajuar transparencën mbi lidhjet e dukshme dhe të padukshme mes korrupsionit politik, krimit ekonomik dhe krimit të organizuar. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin!

Këshilltarët bashkiakë të PD-së në Bashkinë e Tiranës dorëzuan sot në SPAK kallëzimin për ndërtesën 185 metra të lartë që do të ndërtohet pas TKOB.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luca: 09/08/2023 06:26

    Ahahhaha Rama e Veliaj në Pushtet Berisha me kulla ????????????????

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2023 02:10

    Lerini menjane idjotesirat se kush perfiton,pse,ose kush fshihet mbrapa,mos i perdorni keto gjera as per hakmarrje politike kunder njeri-tjetrit sic po i perdorin Acka,Tabaku,apo Basha,as si gjoba sic ka vepruar dikur Basha,po shikoni se po na shkaterrohet Tirana,po betonizohet!Shpetoni Tiranen,shpetoni Shqiperine!

    Përgjigju
    • Or tej: 09/08/2023 09:01

      Hajde ti e para qe ta shpetojme e mos rri ne gyrbet or teeeejjjjj

  • Ledina: 08/08/2023 17:52

    Thjesht komedi politikanesh, kulla do te ndertohet dhe do te trashegohet brez pas brezi nga Familja Legjendare Berisha.

    Përgjigju
  • Linda: 08/08/2023 17:34

    Mos harrojn dhe te cojn dhe nje dosje per ate qe po ndertohet mbrapa 15 katcit dhe nje analiz per pronesin e kullave te 9 katcet e ca pronave te tjera qe i ndane me njeri tjetrin dhe tani jane bere 3 parti brenda partis!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 08/08/2023 17:03

    A ka paligjshmeri ne ndertimine kesaj kulle/Pse nuk jepen shkeliet ligjore?Mos valle duhet te vazhdojme luften e klasave ku "kulaket"s'kane te drejte pune e sipermarrje?Mos Luli ja kishte vene syrin per vete?Zhurme per te trullosur njerezit.Mjaft qe te bejme pis Shqiperine ne sy te botes.

    Përgjigju
    • Mario: 08/08/2023 23:54

      Si mund ti vere syrin Basha apo kushdo qofte tjeter nje prone te tjetersuar me aq buje ne kohen e gropes se Sejdise dhe fondacionit Vefa holding ne shantazh dhe korrupsion te paster te ngritur mbi parate e vjedhura te kesaj firme piramidale qe falimentoi gjithe te tjerat ne menyre te orkestruar per te ushqyer nje grup ndertuesish

  • Berisha dhe Rama janë bashkë: 08/08/2023 15:15

    Vetëm Basha është kundra këtyre. Hahaha sa kam qesh

    Përgjigju
  • niku: 08/08/2023 14:50

    Kush eshte kjo lopa ne foto....

    Përgjigju
    • Luli: 08/08/2023 19:14

      Mos tashi ja Mblodhet e cuat ne spak

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?

Balla replikë me Nokën: Si ka mundësi Flamur që sulmoni gjithnjë kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë?