PD e akuzoi për rrëmbim fëmijësh
Danaj: Janë shpifje, jam i pafajshëm
PDF-Dëshmia e penalitetit e Sadrit Danajt

PD e akuzoi për rrëmbim fëmijësh<br />Danaj: Janë shpifje, jam i pafajshëm<br />PDF-Dëshmia e penalitetit e Sadrit Danajt
VLORE- Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike. Sadrit Danaj ka hedhur poshtë akuzat e PD-së duke i cilësuar si shpifje.
 
''Dje, kemi qenë dëshmitarë të një dezinformimi të paprecedentë, të pabazuar në etikën politike dhe morale, të pabazuar në fakte dhe dokumente, por të servirura nga qarqe dashakeqëse dhe penguese për proceset zhvilluese të shoqërisë, shpifje ordinere për dëmtimin e imazhit personal dhe vlerave morale'', theksohet në deklaratën e Danaj.
 
Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës thotë se dëshmia e Ministrisë Drejtësisë italiane tregon se nuk qenë i dënuar dhe nuk ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale.
 
Partia Demokratike akuzoi dje Kryeministrin Edi Rama se ka emëruar në krye të Këshillit të Qarkut të Vlorës një person të inkriminuar. Deputeti demokrat Arben Ristani deklaroi se kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj është një person i përfshirë në rrëmbimin e një vajze në vitin 2000 në Itali.
 
deshmia e penalitetit Sadrit Danaj
(Në foto: Deshmia e penalitetit leshuar nga Ministria e Drejtesise se Italise per shtetasin Sadrit Danaj)


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç