PD e Durrësit, pesë kandidatë
në garë për kryetar të degës

PD e Durrësit, pesë kandidatë<br />në garë për kryetar të degës
PD pritet të zgjidhë sot ngërçin e një nga zonave më të nxehta për zgjedhjen e kryetarit të degës Durrës. Burimet kanë bërë të ditur se do të jenë pesë kandidatë që do të vihen nën provën e 560 delegatëve. Ardian Muka, Dritan Burgija, Arben Keci, Osman Stafa dhe Majlinda Çeka do të renditen në fletën e votimit, ndërsa pritet që dhe kryetari i selisë blu të monitorojë Konferencën. Po ashtu burimet kanë bërë të ditur se tashmë janë shuar dhe përplasjet me Igli Carën, i cili nuk është renditur në krah të kandidaturave që do të konkurrojnë.

Sipas të dhënave nga selia blu e Durrësit Muka ka arritur të marrë besimin e më shumë delegatëve. Nga ana tjetër një kandidaturë e fortë mbetet dhe ajo e Burgiajt, i cili mbështetet dhe nga deputeti Oerd Bylykbashi. Madje në një ceremoni festive në Durrës Bylykbashi e ka bërë publikë dhe preferencën e tij. Ndërsa votues do të jenë nga të 12 nëndegët e zonës bregdetare, siç janë bashkitë Durrës, Sukth, Manës dhe komunat Gjepalaj, Rrashbull, dhe Ishëm. Zgjedhjet në PD-në e Durrësit janë shtyrë dy here deri më tani, kjo si pasojë e mungesës së një konsensusi mbi procedurat dhe kandidaturat në zonë.

Madje raportimet kanë ardhur dhe për përplasje qoftë dhe verbale mes klaneve të Partisë Demokratike të njohura dhe si mbështetës të Sokol Olldashit apo dhe të atyre që cilësohen si frymë e re në selinë blu. Ndërsa do të konsiderohet dhe si një provë e fortë e Bashës, pas fitores së konservatorëve në Elbasan dhe në Fier. Pas Durrësit pritet që të jetë Shkodra zona e nxehtë, ku do të kërkohet dhe një zgjidhje mes mbështetësve të Jozefina Topallit me emrat që janë pro rregullave të reja.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!