PD e ka kusht të panegociueshëm, Gjosha në Report Tv: LSI nuk e ka problem të hyjë dhe vetëm në zgjedhje, pa koalicione

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha në një intervistë për Report Tv për gazetarin bëri të ditur se LSI nuk e ka problem dhe as frikë faktin se mund të hyjë e vetme në zgjedhjet parlamentare dhe pa koalicione, ndryshe nga PD që në fakt e ka një kusht të panegociueshëm.

"Për ne ka rëndësi data e zgjedhjeve dhe jo nëse do të hyjnë në koalicion apo të vetëm. LSI e ka provuar të hyjë e vetme në zgjedhje edhe kur të dy forcat politike kanë qenë mjaft të ashpra ndaj nesh në 2017. Ndaj nuk na fiksojnë përballjet të tilla. Gjendja në një koalicion mund të ishe më e favorshme, por sigurisht që nuk na tremb fakti që të shkojmë të vetëm në zgjedhje", tha Gjosha.

Nëse i tremben se mund të marrin më pak vota në zgjedhjet e ardhshme, Gjosha shprehu bindjen se LSI ka një bazë të qëndrueshme votash dhe se në 2021 ato do të rriten më shumë  duke forcuar dhe rëndësinë e kësaj force politike.

 "Ne do të jemi një forcë e rëndësishme dhe këtë do e diktojnë edhe votat, ajo që do të imponohemi është programi dhe ka disa pikat që janë të pacegociueshme si integrimi në BE, rinia, roli i gruas, punësimi dhe arsimi cilësor. Këto janë pika të pazëvendësueshëm për programin tonë. LSI ka një bazë të qëndrueshme votash që i ka pasur që në krijimin e  saj, nuk do të ketë lëvizje të tyre, por shpim pa diskutim", tha Gjosha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Çfarë ndodh me emrin e LSI nëse Shqipëria integrohet në BE? Përgjigjet Klajda Gjosha

Gazetari e pyeti ish-deputeten e LSI-së, Klajda Gjosha, se çfarë do të ndodh me emrin e partisë kur Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian. Ajo tha se e rëndësishme është që ajo ditë të vijë, sepse partia do e ndërrojë emrin e saj.

Gazetari: A do të ndryshojë emri i partisë tuaj nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Lëvizja Socialiste e integrua nëse futemi në BE?

Gjosha: Le të integrohet Shqipëria pa se dhe ne e ndryshojmë emrin ta përshtatim me këtë. Le të vijë ajo ditë dhe unë do të jem e para që do të rreshtohem për ndryshimin e emrit.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 04/09/2020 13:33

    Leshilikes me gjithe ate trajnim madheshtor te rinise se hardallosur ne shkuma party lakuriq ne kampingun me te turpshem te planetit te kthyer ne harem erotiko naziskin e ka te kapme fitoren e sigurte vitin e ardhshem. Perkrahja ndaj saj ka arritur vlerat maksimale 0.001% pra numer me 4 shifra qe lristat erotike nuk dine ta lexojne megjithese u eshte premtuar te gjitheve pune shteti dhe drejtora me 8 klase.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve