PD, e vetmja parti që ka zbuluar më shumë agjentë e grupe agjenturore brenda saj, edhe se vetë Enver Hoxha

PD, e vetmja parti që ka zbuluar më shumë agjentë e grupe agjenturore brenda saj, edhe se vetë Enver Hoxha

Sali Berisha

PD është e vetmja parti shqiptare në demokraci që ka zbuluar më shumë grupe agjenturore dhe agjentë brenda radhëve të saj, sesa vetë Enver Hoxha dikur në PPSH.

Në asnjë parti tjetër politike shqiptare nuk janë dëgjuar akuza "i blerë", "i shitur", "agjent". Asnjë.

Ndërsa në PD fjalë të tilla dëgjohen në mënyrë të përditshme nga kokat drejtuese e deri te militanti më i thjeshtë në bazë.

Ky është fakt i vërtetë e nuk e mohon dot askush.

Në asnjë parti tjetër sulmet brenda saj ndaj figurave dhe vetë anëtarëve e simpatizantëve nuk janë futur deri tek familja dhe gjërat intime personale.

Ky është fakt i vërtetë e nuk e mohon dot askush.

Për ata që duan të kuptojnë, e kuptojnë mirë çfarë do të thotë kjo për një formacion politik.

E kur thua një të vërtetë kaq të hidhur në vend të reflektohet e ndryshohet sjellje e mentalitet, të hidhen sipër, se "je agjent", "je i shitur".

Nuk e di si mund të pretendosh të vish në pushtet, kur duke i kaluar gjërat në personale krijon një urrejtje personale ndaj teje.

Nuk e di si mund të pretendosh të vish në pushtet, duke armiqësuar çdo person që të del përballë.

Nuk e di si mund të vihet në pushtet duke sharë, fyer, shpifur e denigruar ata shokë që kane luftuar bashkë me ty.

Nuk e di si mund të vish në pushtet duke sharë, fyer, shpifur e denigruar ata persona vota e të cilëve të duhet që të vish në pushtet.

E bukura pastaj është që në vend të bëjnë reflektim të thonë "po ik e voto Ramen pastaj".

Taktike e fortë elektorale kjo për të mbledhur vota. Tani po. Na e mbushe mendjen. Mos voto Ramen që është në pushtet, por më voto mua që të shaj, të fyej, shpif e denigroj, pa qenë akoma në pushtet. Duhet të jesh i çmendur.

E mos thoni që nuk është kështu.

Çmenduri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kopi: 22/09/2023 12:53

    Autori e ngaterron si duket me pasardhesen e partise se Enverit, sot partia e Edvinit. Te cilit, ministra besnike, zv.kryeministra e zyrtare pa hesap jane burgjeve ose rruges. Pervec vetvetes. Apo qe koleget, "baba" Nanon dhe "baba" Meten e "teze" Moniken i ngrys heronj e gedhin maskarenj. Cmenduri, ne fakt, hipokrizia.

    Përgjigju
  • e drejta: 22/09/2023 11:31

    SHKURT MUHABETI PARTI KOMUNISTESH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!