PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të mërziturit e humbur

Avokati Spartak Ngjela e cilëson ‘të paaftë’ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 majit. Pas disa ditësh diskutime dhe mbledhjesh, i kanë mbetur vetëm pak orë që të marrë vendimin përfundimtar, por Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja.

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Ngjela u shpreh se Alibeaj duhet të veprojë me urgjencë dhe sugjeron që të dërgojë Agron Gjekmarkaj në zonat katolike në veri të vendit sepse ka mbështetje. Po ashtu thotë se e nxjerrin PD nga kriza vetëm nëse zgjedhin personalitete për t’i kandiduar në zgjedhjet vendore.

Sali Berishën e konsideron si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të.

“Po spikat paaftësia e Alibeajt. Nuk e ka dimensionin e burrit të shtetit. Ajo është Partia reale e PD, të tjerat janë flluska sapuni që nuk kanë lidhje me ligjin. Siç duket Alibeaj ka frikë se do humbë në zgjedhje se nuk fiton asnjë nga kandidatët që vendos ndërsa ka kohë ende për të bërë ndarjen e punës se ka të gjithë veriun të djathtë. Duhet urgjentisht të çojë Gjekmarkajn si i angazhuar në bashkitë e veriut se rrjedh nga një familje klasike e djathtë.

Saliu nuk ka asnjë katolik në grupin e vet. Të djathtën e ka çarë Saliu. Ata duhet me çdo kusht të nxjerrin PD nga kriza dhe kjo ndodh vetëm nëse hyjnë me personalitet në zgjedhje. Ata nuk dinë të punojnë. Saliu në grupin e tij nuk ka asnjë katolik. Për përfaqësuesit në të djathtën e jugut, e cila është e mërzitur nga budallallëqet e Saliut e dinë se nuk luan për unitetin për përcarjen. Alibeaj nuk duket se i ka rrokur në mendimin e tij”, tha Ngjela.

Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si ‘të mërziturit e humbur’ që nuk kanë asnjë mbështetje.

“Janë të mërziturit e humbur. Është bashkim i humbësve dhe i atyre që nuk kanë përkrahje në opinionin publik. Nuk ka asnjë vlerë cilët janë personalitetet që kanë në përkrahje të tyre. Sondazhet që kanë bërë agjensitë e huaja më thonë se s’kalojnë dot as 15% të dy bashkë. Është lëvizje përçarëse sepse ju nuk i besoni të gjitha por mbani mend se do dalin me dokumente se me kë luajnë. Do dalin dokumente që tregojnë aktivitetin e tyre jo pro Amerikës”, tha Ngjela.

Për listat e PS, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Biznesmenët e Pogradecit kundër vendimit të Qeverisë: Nuk vendosim impiante për ujërat e zeza, janë të kushtueshme!

Biznesmenët e Pogradecit kundër vendimit të Qeverisë: Nuk vendosim impiante për ujërat e zeza, janë të kushtueshme!