PD hap fushatën në Shkodër, Ademi: Më shumë për qytetin
TIRANË, 25 Maj /ATSH/ -Partia Demokratike hapi në qytetin e Shkodrës fushatën për kandidaten Voltana Ademi, me një miting madhështor në sheshin “Nenë Tereza”. Gjatë fjalës së saj, Voltana Ademi është ndalur tek situata e rendë ekonomike që ka pllakosur Shkodrën nga qeverisja e majtë. Ajo ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkodrës duke premtuar […]
Partia Demokratike hapi në qytetin e Shkodrës fushatën për kandidaten
Voltana Ademi, me një miting madhështor në sheshin "Nenë Tereza".
Gjatë fjalës së saj, Voltana Ademi është ndalur tek situata e rendë ekonomike që ka pllakosur Shkodrën nga qeverisja e majtë. Ajo ka kërkuar mbështetjen e banorëve të Shkodrës duke premtuar më shumë punë, dinjitet dhe mirëqenie.
"Të gjithë bashkë jemi të ndërgjegjshëm që situata ekonomike në vend por sidomos ajo në Shkodër ka pësuar një rënie dramatike përgjatë 2 viteve të fundit të qeverisjes. Koalicioni majtë PS-LSI, ka mbjellur varfëri, varfëri ekstreme, papunësi, pasiguri për jetën, pa pasur një rrugë shpëtimi, shkodranët gjithnjë e më shumë po largohen nga Shqipëri pasivisht me gra dhe fëmijë si në fillim të viteve '90. Qeveria thotë se këta njerëz ikin të mashtruar nga krimi i organizuar por i vetmi organizator dhe nxitës i kësaj të keqeje të madhe është dyshja Rama - Meta. Jemi këtu për të treguar vendosmërinë tonë për të rikthyer dinjitetin njerëzor nëpërmjet punës dhe përgjegjshmërisë. Ne duhet të bëjmë më shumë për Shkodrën tonë, Shkodrën e kulturës dhe traditës", tha Ademi.
Kandidatja e së djathtës për Shkodrën, Voltana Ademi, theksoi se do t'i shërbeje të gjithë qytetarëve në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh nëse janë nga Bashkia apo Komuna, nëse vijnë nga një parti tjetër politike apo nga asnjë parti politike. "Unë do të jem atje për t'ju shërbyer ju", theksoi Ademi. /atsh/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08